Akademikët analizojnë Mc Kreshën – A e keni parë episodin e ri të “Ekspertizës”?

Akademikët analizojnë Mc Kreshën – A e keni parë episodin e ri të “Ekspertizës”?

Mc Kresha dhe filozofia e tij, erdhën në episodin e 20-të të emisionit “Ekspertiza”, shkruan Insajderi.

Akademikët në studio analizuan veprat e Mc Kreshës, duke nisur me atë se si i vogël ai nuk është përshtat, pastaj njerëzit e afër të tij filluan të merakosen, por pas kësaj doli që Mc-ja po punon shumë.

Mc Kresha si fëmijë ka qenë problematik, pastaj në policia e ka nis akademinë të cilën nuk e pati përfunduar sepse një epror i tij pati shpikur shumë për të, deri tek ajo që e ka therë Sabri Fejzullahun.

Akademikët ende nuk kanë ardhë në një përfundim për të zbuluar se çfarë fshihet pas emrit të tij. Kresha, sipas akademikëve në studio të “Ekspertizës” ka nis të del me ide të reja, dhe sipas tyre ia vlen të merret me të. Ata thonë që më herët ka kënduar më mirë ndërsa tash zërin e ka sikur të ketë grip.

Kujtojmë se ky është episodi i 20-të i “Ekspertizës” i cili është prodhim i Gjirafa Video./ Insajderi.com