Prapa kamerave të serialit “Game of Thrones”

Prapa kamerave të serialit “Game of Thrones”

Serialit mund t’i vijë fundit edhe disa javë, por duket se aktorët kanë kaluar kohën më të mirë duket xhiruar serialin e “HBO”.

Karakteret e “Game of Thrones” janë përfshirë në betejën e hidhur për “Fronin e Hekurt” që nga fillimi i serialit, por prapa skenave, edhe personazhet më serioze dinë se si të argëtohen, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net. Edhe i tmerrshmi Night King (Vladimir Furdik) pëlqen të qeshet kur kamerat ndalojnë xhirimin.

Aktori sllovak, 48 vjeç, i cili u bashkua në serial në sezonin e gjashtë dhe u vra nga Arya Stark në episodin e të hënës, i shikon botët larg nga alter-ego e tij.

Pjesa më e madhe e prapa skenave në Instagramin e Vladimirit e shfaqin atë duke u veshur për karakterin e keq, që i duhet 5-6 orë për t’u bërë i tillë.

Ndërkohë, Daenerys Taergeryn (Emilia Clarke) tregon se ndërsa Nëna e Dragonjve mund të jetë serioze para kamerave, prapa skenave ajo është gjithmonë e qeshur bashkë me yjet e tjerë./