Skandale dhe luks me miliona euro- gjërat që e përshkruajnë Qeverinë e Kosovës

Shpenzimet marramendëset të qeverisë brenda vitit 2018, harxhohen për hotele, dreka, darka, shopingjet e qejf, e më së shumti për mëditje. Në një dokumentar InDoks sjell të gjitha faktet për rritjen e luksit në nivele abuzive të një qeverie që menaxhon me një buxhet prej 1.8 miliardë eurosh të një populli të varfër.

Skandale dhe luks me miliona euro- gjërat që e përshkruajnë Qeverinë e Kosovës

 Viti 2018 u mbyll më shpenzime shumë të mëdha në luks nga Qeveria e Ramush Haradinajt. Janë këto vizita ku liderët shtetërorë e marrin me vete gjithë që iu shohin sytë në zyrë. Të madh e të vegël. Dhe, shpenzojnë mijëra euro pastaj për hotele, dreka e darka, shopingje e qejf. E më së shumti për mëditje.

Për disa zyrtarë madje mëditjet janë biznes. Marrin më shumë se sa paga që e kanë. Dhe kjo logjikë qeverisjeje është instaluar kohë të gjatë në Kosovë, por ka eskaluzar me qeverinë e Ramush Haradinajt.

Për Insajderin flasin ata që e mbikëqyrin buxhetin e shtetit. Edhe ata që janë pjesë e partive në pushtet. InDoks në dokumentarin “Shteti i Luksit” sjell në veçanti statistika që e dëshmojnë që qeveria e vendit është e interesuar vetëm për luks. Asgjë tjetër.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”

Ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili ishte edhe Guvernator i Bankës Qendrore,  me detyrën e të cilit duhet të sistemoj dhe rregullon financanat e shteti kosovar, ai nuk e frenoj keqpërdorimin e parasë publike, por vazhdoj tënjëtjën ‘valle’ për me shpenzime marramendëse.
Në këtë ministri mbi 200 mijë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar për paga e mëditje vetëm në vitin 2018 dhe atë për kabinetin e ministrit Hamza.  Pas pagave shuma me e madhe e shpenzimeve është bërë për udhëtimet zyrtare të kabinetit.  15 mijë euro u janë dhënë këtyre zyrtarëve për mëditjet e udhëtimeve kurse 15 mijë euro të tjera janë shpenzuar për bileta e këtyre udhëtimeve.

FOTO/ Shpenzimet e Ministrisë së Financave

Ministri, katër zëvendësministrat dhe shtatë këshilltarët politik kanë shpenzuar në total shumën prej 13 mijë e 433 euro për reprezentacion.Kjo ministri nuk është kursyer as për shpenzimet për reprezentacion, karburante e telefona.

Një biznesmen nga Gjilani është vendosur si zëvendësministër në dikasterin e Infrastrukturës. Për një vit ky biznesmen, Rexhep Kadriu ka marrë 12 mijë euro pagë e mëditje, ndërsa shpenzime operativë ka pasur mbi 9 mijë euro.Ministria ku ai është, që drejtohet nga Pal Lekaj i partisë së Haradinajtpër luks në total 91 mijë euro.

Dy zëvendësministrat tjerë të këtij dikasteri, FahmiMujota e IdrizSelimaj kanë bërë dëm afro 30 mijë euro me mëditje e shpenzime operative. Pro, nuk dihet se çka kanë punuar.

Dhe, janë shumë ministri të tjera, shpenzimet e luksit tëtë cilave do të publikohen në këtë dokumentar. Por si i shohin këto veprime njerëzit që e monitorojnë shpenzimin e parasë publike?

Për Insajderi aktivisti i shoqërisë civile Isuf Zejna tregon se si po i sheh këto veprime e njërezve që e monitorojnë shpenzimin e parasë publike.

“Na nuk jemi një vend zhvilluar që do të mund ta përballonte një formë të tillë të shpenzimi të parasë publike kemi ashtu edhe një buxhet të vogël e që shpenzimi për investim publik vazhdon të startojë përkundër që rritet,  rriten pagat dhe këtu kategori sociale në investimet pothuajse shpenzimet që janë për investime publike janë rreth 500 milion,  nuk ndryshon  nga viti në vit ndërkohë që kategoritë sociale shpenzimet e luksit  vazhdojnë të rriten në një përqindje të frikshme ”, ka thënë Zejna për Indoks.

Aktivisti i shoqërisë civile ka krahasuar se cilat janë shpenzimet kryesore të luksit të qeverisë aktuale dhe ku dallojnë ato në shifra me vitet e kaluara.

FOTO/ Isuf Zejna, Demokracia Plus

“Po në fakt nëse bazohemi në të dhënat e vetë qeverisë në raportet të shpenzimeve prej viti 2016 deri në vitin 2018  ne e shohim se në shumicën e kategorive të shpenzimeve  të luksit. Ka rritje pra nga viti në vit këto shepnzime kanë shkuar duke u rrit ashtu që ka shkuar duke u rrit numri i të punësuarve në qeverinë e Kosovës në administratën publike këtu kemi disa kategori,  kategori reprezantcionve, dreka, darka shpenzime të udhëtimeve  brenda dhe jashtë vendit , shpenzimet etelefonisë të gjitha këto janë shpenzime  absolutisht shumë të mëdha. Nëse e shohim për këto kategori në vitin 2018 kemi pasdikun rreth 23 milionë euro shpenzime për udhëtime brenda dhe jashtë vendit, drekadhe darka jashtë vendit,  shpenzimet etelefonisë, 23 milion euro për dallim nga vitit 2017 kur kemi pas 17 milion euro është një rritje mjaftëe madhe përkundër që ne kemi një zhvilimi ekonomik. Shpenzime të qeverisë, administrata  publike në përgjithësi është duke vazhduar t’i rrit shpenzimet e saj në të gjitha kategoritëe mundshme tash forma ma e lehtë për me e pa këtë stil të qeverisë,  kur kemi delegacione dhe vizita jashtë vendit shohim me 10 zyrtarë përcjellës për lider apo 3 lider shtetërore kur udhëtojnë kemi një 10 dhjetëra numër të këshilltarevëve dhe të përcjellësve në këto  udhëtime gjithë këto përkthen me mëditje për ata zyrtarët në shpenzime për akomodim nëpër hotele, ushqime e telefoni”, thotë Zejna.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”

Shpenzimet e qeverisë, deputeti Milaim Zeka, një ish-gazetar që u bë deputet me partinë e Fatmir Limajt tingëllon si opozitë brenda pozitës.

“ Për mua është shumë shokuesemëynra qysh kjo qeveri e ka menxhuar prej fillimit e deri sot që po flasim për paranë publike,  që del raporti që brenda vitit 2018 jon shpenzuar  vetëm për udhëtime darka, dreka 12 milonë euro në një vend të varfër,  në një vend me papunësi ekstreme në një vend kur është vrarë ëndrra e të rinjëve kur po ikin prej këtij vendit vetëm, pse ju ka vrarë ëndrra dhe ardhmëria është diqka e jashtëzakonshme.  E dyta, në këtë grup kriminal të hajnisë, parasë publike  fajin me të madhë e kanë një pjesë e deputetve.  Brenda  gjashtë muajve dhe deputet të parlamentit  të Kosovës, brenda biletat, darka, dreka i kanë shpenzuar rreth  260-280 mijë euro, e pa tolerueshme. Unë kam qenë në parlament britanez vizitë me paratë publike sa herë që kamudhëtu si deputet e di ekzat qysh e kam shpenzuar paranë publike  e merrni raportin kam qenë në  panel me Xhorxh Robertsonin me  ish shefin e NATO-s sa ka qenë vizita e rëndësishme,  kam flejt të një bashkatdhetar i joni i Gjilanit,  nuk kam flejt në hotel.  Kam protestu  në Kuvendin e Kosovës pse nuk me kanë leju me udhëtu me viza, e kam gjet një biletë 70 ma kanë pagu biletën 700 euro”, ka thënë Zeka.

Zeka flet edhe për sektorët ku shpenzohet luks më shumë. Disa i numëron sëmundje të pashërushmë të buxhetit shtetëror.

“Janë të gjitha bashkë vetë  fakti se i  kemi 65 agjensi të pavaruar në Kosovëkëto janë kanceri dhe sida e parsë publike të qytetarëve  të Kosoves sikur këto agjensione prej 65 që Kosova nuk ka ma shumë nevojë se sa 20 agjensione të zvogëlojshin million e miliona kishin me kursy qeveria  jonë para nga taksapaguest të cilat do të duhej të përdorishin,   jo për asfalt,  jo për udhëtime, jo për luks po për qerdhe të fëmijëve,  për spitale,  për azil të pleqve,  ku ke pa që sot Kosova është i vetmi vend që nuk ka sallë të koncerteve.  Ku ke pa gazetarët e Kosovës janë të vetmit  në kontinetin evropian që s’janë ‘PressClub’ me bo për gazetarët për freelence,  me bonjë vend ku mblidhen gazetarët ku munden me pagukafe 20 cent për këto do ndodhin në një qeveri  normale. Prandaj fakti që i kemi 88 zëvëndës ministra  ata janë kanceri i Kosovës janë kanceri i Kosovës ku ai tjetër të thotë po më fal unë po vjedhi po edhe t’i po vjedh moment që të them edhe t’i edhe unë po vjedhim, a të rrijmë të dytë bashkarishtë  duke vjedh nuk kem çka me gjyku”, ka thënë Zeka.

Insajderi para disa kohe kishte raportuar edhe keqpërdorimin e një filimi dokumentar i cili kishte kërkuar një shumë e majme.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”

Ditën kur ai foli për InDoks ishte në njëkomision ku po raportonte bordi i RTK-së, që po ashtu shquhet për keqpërdorime dhe për kontroll nga Qeveria. Sa ka vend për hetime penale në RTK?

“Absolutisht ka bazë për me u burgos shumë njerëz  në Radio Televizonin e Kosovës(RTK) po ta marrë një shembull;  një producent një dokumentar i një filmi  dokumentar ka kërku pagesë nga RTK  80 mijë euro kur ka ndërhy një zyrtar shumë i lartë i Kuvendit  të Kosovës në mandatin para Kadri Veselit  jo në mandate që ka ardhKadria që të mos keqkuptohet opinioni,  a e din sa e ka caktu ai person çmimi  e këtij filmi;  120 mijë euro”, thotë Zeka.

Deputeti për Indoks përveç shpenzimet të cilat janë shfrytëzuar kundër mirëqeniessë shteti. Ai ka folur edhe për keqpërdorime që shkojnë deri në nivel banal- zyrtarë që blejnë edhe të brendshme për dashnoret e tyre.

“ Shiko për me kërku nga gazetarët që me na kontrullu neve ne duhet me kriju hapësirë.  Hajt shko merre  auditorin dhe shiko sa litra benzin i harxhojnë një minstër ose nje ish ministërmrenda Kosovës që është 10 mijë km katror  as 11 km veq matja një e dyta. Shko merrni shko merrni ftesat kush i ka ftu këta njerëz  me i vizitu shtetet  e ndryshme jashtë Kosovës , shoqata ej kta kanë marrë ftesa prej shoqatave  dhe me ftesa të shoqatave kanë shpenuzar mijëra mijëra euro nuk janë vizita zyrtare , vizitë zyratre është vetëm Samiti Berlinit, tash tjetër muhabet këta vetë ju thonë thirrna këta bëjnë lutje tek organizatat e ndryshme ndërkombëtare me na thirr.  50% puna e mëditjeve  që janë tëmajshme për shkak të ‘shopingut’  që e bëjnë dhe ne foltore të Parlamenti, me pas ministra e zëvendësministra kartelën të pa limituar për me ble me bo ‘shopping’,  kanë ble edhe të brendshme  për dashnore me para të taksapagueseve të Kosovës”.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”

Nenad Rikalos tashmë i shkarkuar gjatë mandatit të tij më shumë se dy vjeçar, ish-ministri i kishte bërë vend në institucionet shtetërore edhe vëllait të tij. Ky ministër nga radhët e komunitetit serb njihet veç për skandalet. Edhe për akuzat që iu bënë në fillim se ka torturuar shqiptarë nën regjimin e Milloshevicit. Por, kur u bë ministër ai vepronte bash si shqiptarët e tjerë në Qeveri.

25 mijë euro kanë shpenzuar gjatë vitit të kaluar ministri i shkarkuar i Bujqësisë, Nenad Rikallo dhe katër zëvendësit e tij, Jeton Emini, IsniKilaj, Shukri Maxhuni dhe Mevludin Krasniqi për shpenzime të reprezentacionit, udhëtime jashtë vendit dhe mëditje. Rikallo gjatë mandatit të tij më shumë se dy vjeçar i kishte bërë vend në institucionet shtetërore edhe vëllait të tij, Goranit. E kishte punësuar si truprojë personale. Por, ai paguhej pothuajse pa punuar.

FOTO/Shpenzimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

E për të vërtetuar se GoranRikalo, i cili kishte marrë pagë nga Ministria e Bujqësisë për 7 muaj, afër 5 mijë euro gjithsej, nuk e ka kryer punën për të cilën është paguar nga Qeveria e Kosovës, ekzistojnë dëshmi nga profili personal i Goran Rikalos në Facebook.

Edhe ministria tjetër e drejtuar nga komunitete pakicë, në krye me Dalibor Jevtiq si ministër ka shpenzuar rreth 20 mijë euro në kuadër të harxhimeve tëkabinetiti. Jevtiq dhe zëvendësministrat Milazim Gashi, Naser Meta, Qazim Rrahmani dhe Floren Hoxha këto para i kanëçuar dëm për telefona, për udhëtime jashtë vendit, për dreka zyrtare dhe për mëditje.

Mbi 10 mijë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar për dreka dhe darka zyrtare, nga ministri dhe zëvendësministrat e Zhvillimit Rajonal gjatë vitit 2018. MinistriRasimDemiri dhe tre zëvendësministrat  e tij kanë harxhuar rreth 5 mijë euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit.

Sipas dokumenteve zyrtare, ministri Demiri dhe zëvendësi i tij i shkarkuar dhe i dënuar me burg për ryshfet, Musa Cena, pastaj EsatRaci, Magbule Shkodra kanë shpenzuar mi 8 mijë euro për thirrje telefonike. Shuma totale që ministri Demiri dhe trezëvendës të tij kanë shpenzuar për dreka dhe darka zyrtare vitin e kaluar kap shifrën mbi 10 mijë euro.

Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ArberieNagavci ka një vlerësim se çka po ndodh me qeverinë aktuale në Kosovë.

“ Të vërteten e menaxhimit apo më mirë me thonëkeq menaxhimit të parasë publike nga qeveria PAN edhe pse qeveria e ka shpallur si vit te ekonomisë për ironi vete raportin e qeverisë e tregon se si buxheti i shfrytëzuar për luks të qeverisë për mëdtije zyrtare për akomodim të vendeve të ndryshme nëse shohim rezultat  tëpolitikes së jashtme janë paratë të shfrytëzuar pa arrit as një qëllim në anën tjetër edhe pse është përmend se ka rritje  ekonomike se ka pasur normën me të lartë të punësimit  dhe normën me të lartë te papunësisë në rajon 3-4% e kanëproklamurritjen ekonomike në anën tjetër është rritur papunësia”, ka thënë Arbëria për InDoks

Përveç përshkrimin e menaxhimit ajo  ka bërë një krahasim në mes të rritjes së luksit të Qeverisë e thellimit të varfërisë së shtetasve të Republikës.

“Nëse ja shtojmë edhe statistikën  e Agjensisësë Kosovës sipas indeksit të harmonizuar të çmimeve për 3 përqind edhe më i lartë se ai paraprakë se sa 2018 indeksi i çmimeve  për 3 përqind edhe me i larët në mars të vitit nëse i shohim konkretisht,  çmimi  i bukës dhe i drithërave është 12 përqind me Marsin e 2018,  12% perqind çmimi  i bukës e drithërave,  çmimi i mishit për 4% djathi,  veze 4% për perimet 33% përgjithësi kostoja për shpenzimet për shportën familjare dhe transportit është shumë i madh kemi parasysh që këto produkte nuk kanë të bëjnë me luksin,  janë shpenzimet për jetesën bazike të secilës familjare e tregon se nuk ka një përmasim për mirëqenien qytetare ne i shohim se kjo qeveri vetë në vitin 2018 ka shpenzuar mbi 12 milionë euro për udhëtime jashtë vendit 7 milion euro për akomodim dhe mëditje ndërsa në njërën anën rritet kostoja bazike paradoksale në anën tjetër rritet numri i shpenzimet me shpenzime e luksit  me udhëtimet jashtë vendit”, ka vazhduar Ngavci.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike (LDK), Driton Selmanaj, e drejton Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Thotë se emrin e ka të madh, po në fakt kompetencat i ka veç me i pa raportet e Auditorit te Përgjithshëm.Ai është shprehur që gjatë monitorimit  ka shpresë se prej disa raporteve të gjendet diçka.

“Në fakt si dokumente të zyrës se auditorit është problem me identifiku eventualisht nëse ka pas keqpërdorim tash apo jo, sepse ka një dozë të përmasimit  të dokumenteve që i sjellin nëse ka keqpërdorime me letra me qenë në rregull, dhe tash në kontekst të dokumenteve që janë vijnë nga auditimit në proces pothuajse njëpërmasim i performancës se institucioneve publike po kur fillon me analizu në detaje e sheh që nuk e është gjithçka në rregull ajo për neve çka paraqet shqetësim në qeverinëMustafa gjatë kohës,  Avdullah Hoti ai pat nxjerr një vendim , që kur të bëhen klasifikimet  buxhetore që ata e quajnëklasifikim ekonomik ka aplikuarnjë sistem jo vetëm të jetë i kodifikuar për mallra dhe shërbime po edhe nën kategorizime për çka mallra dhe shërbime nëse ka pas shpenzim për atëhere të shënohet për një farë  për makina për letër e krejt këto institucionet  përgjegjëse kanë pasur për detyrë edhe nën klasifikim që me pas edhe do të qartësohet shpenzimi edhe do të kuptohej sot te kuptohet saktë për çfarë në fakt janë shpenzuar ato para në momentin që ka ardhur  e ka hedh poshtë këtë vendim e ka kthyerprapë sistemin të gjitha shpenzimet të tilla që mund të jenë për letër për shpenzime  të tilla i ka fut vetëm tek mallrat dhe shërbimet kjo  praktikë  në qeverinëMustafa është bërë me qëllim në mënyrë që më lehtë të abuzohet”, thotë Selmanaj

Selmanaj ka kritikuar ekipin negociator e quan ekip turistik dhe ngreh dyshime për abuzime financiare të tyre që në fillim, derisa po ashtu shpjegon se si mëditjet janë shndërruar në biznes.

FOTO/Driton Selmanaj, Lidhja Demokratike e Kosovës

“Në momentin  që këta kanë marrë vendim që shpenzimet hyjnë të një kategorizimit për mallra dhe shërbimeështë e vështirë me pas një pasqyre të qartë për dreka dhe darka ky 13 milionëshështë nga të dhënat nuk është i saktë , sa kanë shpenzuar për dreka dhe darka dhe udhëtimet të të gjitha janë kamufluar dhe të pështjellur nën një kategori mallrave dhe shërbime për njerëz pothuajse e pa qasshme vështirë  për ta kuptuar nuk është 13 milionë po e shohim tendencën e ekipëse  shtetërore, delegacionet shtetërore,  në ekipet turistike vetëm në vizitën e Samitit të Berlinit e kishim një informatë që kane shku 40 persona kjo ndodhë në vazhdimësi. Ekipi i cili quhet ekip turistik apo shtetëror i negociatave here e pare kur kanë shkuar atje për njoftim me Mogerhini kanë qenë 60 persona secili nga këta që shkojnë i merr 3 këshilltarë krejt përkthehet me mëditje më shumë është shumë e thjeshtë nuk i arrin për t’i asistuar dhe njerëzit  për të cilët kanë nevoje po këta marrin njerëz  për mëditje të caktuara, meqenëse ke ardhur 2-3 here po i vjen here reni tjetrit edhe ky duhet mi gëzuar disa privilegje,  të shpenzimet janë për nevoja të shtetit të Kosovës po për  nevoja personale  private të atyre që udhëheqin Kosovën”, ka vazhduar Selmanaj

Dhe, pikërisht për t’i ikur keqpërdorimit të mëditjeve e udhëtimeve jashtë vendit kjo deputete e PSD-së ka dhëne dorëheqje nga një komision në Kuvend. E sqaron përInDoks pse e bëri këtë hap deputetja e partisë social-demokrate Shqipe Pantina.

“Në fakt unë kam pas disa pakënaqësi, por ajo qe ka kulmuar është i pamundur qëndrimi në komision kanë qenë fakti që shumica e mbledhjeve të komisionit e  sidomos shqyrtimi i projektligjeve në punëtori që janë zhvilluar jashtë Kosovës,   unë e kam kundërshtuar këtë nga dy për dy arsyet e para për shkak të shpenzimeve të panevojshme organizmi i një punëtori kushton më një matematike të thjeshtë prej 6-10 mijë euro kur përfshihet fjetja ushqimi,  rezervimi i sallës, plus mëditjet gjë që kuvendi ka salla të mira, ka kushte të mira për punë”, thotë ajo.

Më tej deputetja Pantina ka folur për InDoks edhe për keqpërdorime e shpenzime luksi edhe në Kuvendin e Kosovës. Thotë se në këtë pikë Kuvendi nuk dallon nga Qeveria, e aq më keq, Opozita nuk dallon nga Pozita.

FOTO/Shqipe Pantina, Partia Socialdemokrate

“Përveç se buxheti i Kuvendit është më i vogël se sa i qeverisë sepse kuvendit deputet nuk posedojnë zyre nuk kanë makina të veta duhet të bërë një kërkesë nëse ke ti për të udhëtuar zyrtarisht dhe qeveria ka më shumë mjete ne dispozicion përndryshe mendësia nuk meështë më ndryshe dhe për fat të keq nuk ka të bëjë as me opozitë as parti koalicioni  qeverisë ma shumë ka të bëjë më individë edhe brenda koalicionin ashtu siç ka deputet të pa përgjegjshëm brenda opozitës dhe pozitës”, ka thënë Shqipe Pantina.

Pantina ka shprehur se Kuvendit i mungon vullneti  për disiplinim për ta ndalur luksin në Qeveri, Kuvend e kudo ku ka para publike ekziston.

“Atë që besoj që e kanë bë e gjithëbota demokratike;  sanksionimi për  çdo shkelje apo abuzim duhet të ketë sanksione ndalja e mëditjeve.  Ti nuk duhesh t’i stimulosh ata që nuk duan të punojnë këtu dhe kërkojnë të udhëtojnë duhet t’i ndalesh mëditje që nuk rrinë deri në  fund të mbledhjes edhe në seanca pleanre edhe në mbledhje sidomos në mbledhje e komisioneve kjo duhet të sanksionohet se e vetmja mënyre për disiplinim, nuk është që e zbulojmë ne kjo ka funksionuar dhe funksionon në të gjitha vendet tjera në vendet  demokratike njerëzit ndëshkohen dhe sanksionohen për mos punë”, u shpreh Pantina.

Ministria e Integrimeve Evropiane, e udhëhequr nga Dhurata Hoxha, është njëra prej ministrive me më së paku kredibilitet tek qytetarët.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”


Kjo ministri që e drejton Dhurata Hoxha në rastin më të mirë nuk do të duhej të ekzistonte fare. Ministria për Integrime Evropiane pos që është e panevojshme krejtësisht, është shndërruar në një gllabërues të buxhetit të shtetit. Këtë vit Hoxha e ka nisur duke shpenzuar mbi 7 mijë euro për udhëtime jashtë vendit dhe afro 1 mijë euro tjera për blerjen e telefonave.

FOTO/ Shpenzimet e Ministrisë së Integrimit Evropian

Mbi 80 mijë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar për udhëtime jashtë vendit, karburante dhe telefonave për ministrinë që e drejton Hoxha, një kuadër i PDK-së. Dhurata Hoxha për tre vjet ka shpenzuar një shumë prej mbi 45 mijë eurosh për udhëtime jashtë vendit duke përfshirë këtu, mëditjen, akomodimin dhe shpenzimet tjera të udhëtimit. Ndërsa zëvendësi i saj, Lirak Çelaj brenda dy viteve për udhëtime jashtë vendit ka shpenzuar mbi 4 mijë euro.

Një nga ministritë që nuk po bëhet rehat me drejtuesit e saj, Ministria e Punëve të Brendshme megjithatë nuk e ka ndaluar luksin. Flamur Sefaj u bë kurban për skandalin me kidnapimin e 6 shtetasve turq, dhe ministri pasues, BejtushGashi e la postin po ashtu për t’ia lëshuar atë ministrit Ekrem Mustafa që më shumë njihet si “Ministri i Labit”, një deputet që për biznes e ka muzikën tallava.

Afro 60 mijë euro nga taksat e qytetarëve të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagat e katër zëvendësministrave të ministrisë së Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra, Isa Xhemajlaj, Izmi Zeka dhe Milan Radojevic. Më shumë se 24 mijë euro kanë shkuar vetëm për pagat e dy ish-ministrave dhe ministrit aktual dhe 53 mijë euro për këshilltarët.

Me gjithë mungesën e performancës dhe kontrollin që ushtrohet në këtë dikaster të rëndësishëm nga një muzikant i turbo-follkut, MPB-ja në total ka shpenzuar mbi 200 mijë brenda vitit të kaluar të deklaruara si reprezentacion, shpenzimet e telefonisë mobile, karburante, paga, mëditje e kredit kartela.

FOTO/ Shpenzimet e Minsitrisë së Punëve të Brendshme

E edhe ministri tashmë i shkarkuar për fyerje ndaj viktimave të luftës në Kosovë, Ivan Todosjevic, dy zëvendësministrat e Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, Bashkim Krasniqi e Beqir Fejzuallahu kanë shpenzuar mbi 14 mijë euro të taksapaguesve vetëm për dreka zyrtare. Zëvendësministri Bashkim Krasniqi të paktën katër herë që nga marrja e mandatit, në vitin 2017 e ka tejkaluar shumën e lejuar nga buxheti i shtetit për dreka zyrtare. Një maniak i drekave zyrtare do të shpallej, nëse do të ekzistonte një çmim i tillë.

FOTO/ Shpenzimet e Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal

Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje bash për punën e komunisteve tërheq paralele që tregojnë që në fakt Qeveria nuk kujdeset për qytetarë e papushtet të këtyre komunisteve, pos për ministrat problematikë.

FOTO/ Arbëria Nagavci, Lëvizja Vetëvendosje

“Nëse ju referohemi disa shifrave atëherë shohim se qeveria i ka ndarë  120 mijë euro për 800 familje nga komuniteti RAE, 150 euro për ta nxjerr nga rreziku te komunitet RAE dhe më shumë se 7 milion euro per akomodim për zyrtarët ministrat jashtë vendi. Shihet se kjo qeveri e ka pasur në fokus interes për luksin për vete për shpenzime që i ka bërë në interestë grupeve të vogla , po situatat  aktuale e tregon gjendja ekonomike nuk është duke ardhur duke u përmirësuar edhe ne raste kur përmendet investimet  të cilët investojnë  shumë dhe sa do që përmendet nëse i krahasojmë  disa shifra në raport me të hyrat e eksportit  dhe importit e shohim se përkundër që kemi një hyrje të madhe të mjeteve financiare nga bashkatdhetarët kemi një numër të madh të mjeteve financiare që shkojnë jashtë  vendit”, ka thënë  deputetja Nagavci.

Përpos shpenzimeve të qeverisë problem tjetër deputeti i LDK-së e parasheh luksin e Kuvendit i drejtuar nga Kadri Veseli. Ai për InDoks ka thënë se  vetëm Qeveria nuk po e përdor për luks buxhetin.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”

“Edhe Kuvendi nuk qëndron me mirë,ajo që është problem është numri i madh i këshilltarëve të Kryetarit të Kuvendit aq sa kom informata mbi 15 kalon numri i tyreqë marrin paga të jashtëzakonshme të mëdha , pagat bazë bruto sa e deputetit duke përjashtuar privliegjet e tjera që ata e kanë e na si kemi, secili prej këshilluarve kanë makina private, shëtitet me makina të kuvendit me shpenzimet e derivate të Kuvendit që ne nuk i kemi telefonat mëditjet që dalin jashtë vendit udhëtimet zyrtare për nevoja personale këto kemi pas një tendencë që sa kam kuptuar që Veseli i pasi nuk ka arrit që të bëhet kryeministër që ta formojë një lloj kabineti të tij  e ka një qeveri të veten në Kuvend  sepse 15 këshilltarë del jashtë logjikës absolutisht madje për kryeministër krytarët e kuvendit me dy këshilltarët e kanë krer punën; Nexhat Daci , Kolë Berisha, kam përshtypjen Veseli i kanë ngelur disa ministra i ka marrë në zyrën e  tij,  ndan paranë pa problem çka është një element tjetër jashtë shpenzimeve jashtëzakonisht të mëdha ,  kryetari I Kuvednit  ka filluar me nda subvencionet për Organizata joqeveritare (OJQ) për kategori të caktuar në raportin e shpenzimeve të Kuvendit nuk specifikon kush janë ato OJQ që marrin prej kryetari; pse marrin para sepse ministrat  e caktuar kanë para kanë linjat e veçantë për subvencionet dhe mbështetjeve  të OJQ por jo kryetari i kuvendit të ketë atë mandat”, është shprehur Selmanaj.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”

Ai, kur është puna për mbikëqyrjen e financave publike deputeti Selmanaj thotë se nuk po i pret mëveç raportet e Auditorit, por ka nisur një metodë mëdirekete të mbikëqyrjes. Flet edhe për filmin e Luan Kryeziut, dhëndëri i deputetit NaitHasani, që u financua në mënyrë shumë tëdyshimtë e për të cilin ka raportuar Insajderi.

“Unë mendoj që me rutinën e  zyrës se auditivi  është e pamundur të gjendet tek çdo keqpërdorim ka një mostër se si bën auditmit dhe jo rrallë here elementin me abusive mos ta identifikojë është pjese , e tash ne çka kemi filluar unë si kryetar i ri mi trajtuar vendimet individuale të qeverisë,  mos me prit raportin e auditimit po me thirr qeverinë, rasti i tillë ka qenë ndarja e 500 mijë eurove për festimin e pavarësisë dhe ja arritëm që me seancë të jashtëzakonshme që t’ia shpejtojmë vendit 350 mijë euro doli kryeministri po ja kthejmë shtetit  s’po i harxhojmë ato i kemi shpenzuar vetëm 150 mijë që në fakt tregon që kam vendos me punuar po del që ështëfrytdhënëse nuk mund të presim një vit apo dy vite që zakonisht shkon procesi iaudtimit për një vit po ndërkohë vetëm sivjet kemi mbi 20 vendime tëqeverisë që janë ndarë rreth 4 milionë euro për paret prej linjës buxhetore edhe madje për filma të cilët qendra kinematografike i ka rrëzu komisioni atje i ka rrëzuarkryeministrit dhe bëhet regjisor dhe skenarist bëhet profesional  nëkontekst ironik dhe i ndan  paratë shifrat marramendëse e një filmi që juria profesionale e ka rrëzuar”, është shprehur Selmanaj.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”

Derisa Selmanaj flet për shpenzime nëpër projekte të dyshimta të artistëve të lidhur me PDK-në, Milaim Zeka nga koalicioni PAN kritikon se si u angazhua bashkëshortja e Tony Blerit për këshillime për punën e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Një qeveri  që i ka dhënë 500000 euro taksa paguesve paratë popullit gruas të Tony Blerit për këshillin rreth gjykatës special ma mirë e kishim këshillu ne minstrinë e drejtesisë me na I dhënë neve 50 mijë euro se gurja e Tony Blerit që  nuk din kurrgjë, unë isha nënjë bisedë me një avokate në Suedidhe a dini çka më tha? Tha jam e gatshme me i mbrojt njerëzit në gjykatë speciale po duhet ekspert  vendor që tregojnë për UÇK-në , çka din Toni Bleri për masakrat  a kupton ti që këta janë  vete tu i gjet bira për me i mbush me parën publike”.


Ky grumbull njerëzish me pozita ministri kanë ditur që vitet e fundit ta zhvasin arkën e shtetit. Çdo cent të saj. Dhe, apetitet e tyre veç janë rritur. Ata që e hanë këtë buxhet të varfër janë ata që nuk i zë kjo sallë. Pos ndonjë sallë dasmash. Janë mbi 80 zëvendësministrat e Qeverisë Haradinaj me këshilltarët e asistentet e tyre dhe shpenzimet e shfrenuara në darka e dreka e udhëtime.

Por, si ndryshuan në vitet e fundit shpenzimet e luksit të Qeverisë ku aty hyjnë mëditjet, udhëtimet zyrtare, akomodimet nëpër hotele, biletat e klasit të shtrenjtë, shpenzimet për karburante e telefona mobil?

Në vitin 2016 për luks nga Qeveria u shpenzuan mbi 19 milionë euro.  6.6 milionë ishin shpenzuar vetëm për udhëtime jashtë vendit, hotele e mëditje.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”

Në vitin 2017 pastaj u shpenzuan në total afro 18 milionë euro për luks. Përsëri prinin shpenzimet për udhëtime jashtë vendit. Për udhëtime, mëditje e akomodim u shpenzuan afro 8.8 milionë euro. Por edhe brenda vendit po për udhëtime e mëditje u shpenzuan mbi 1.3 milionë euro të tjera.

Në vitin 2018 situata eskaloi. Shpenzimet e luksit e kapën vlerën mbi 23 milionë euro. Veç në dreka zyrtarë janë shpenzuar mbi 3.4 milionë euro. Teknikisht shpenzimet janë shkruar në raport si vijon: “Shpenzimet e udhëtimit zyrtar jashtë vendit” afro 4 milionë euro, “Mëditjet e udhëtimeve jashtë vendit” mbi 4.4 milionë euro, “Akomodim për udhëtim zyrtar jashtë vendit” afro 3 milionë euro “Shpenzimet e tjera  për udhëtim zyrtar jashtë  vendit” mbi 1.1 milionë euro.

Por, a mund të disiplinohet kjo strukturë aktuale politike nga zhvatja e tillë e buxhetit të shteti, aktivisti i shoqërisë civile jep opinionin e tij

“Po fatkeqësia qëndron këtu raportet shpenzimet nuk janë as të detajuar ta dinë se secili ka po shpenzon mirëpo dihet se numrin më të madh  të këtyre shpenzimeve  e bëjnëzëvendësministrat për shkak e kemi një armatë të këtyre zëvendësministratkëshilltarëve dhe asistenteve të tyre edhe madje qeveria më staf politik e ja ka kaluar edhe Kuvendit, kuvendit ka 120 deputet dhe zëvëndësministra ia kalojmë këtij  numri edhe kjo me të  vërtet një shpenzim i shfrenuar nga ana e qeverisë së Kosovës i cili ka nevojë që sa më shpejt të kufizohetqoftë përmes ligjit për Qeverinë ose thjesht disa vendimeve të cilat racionalizojnë këto shpenzime”, është shprehur Zejna.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”

Deputeti i opozitës Driton Selmanaj ka thënë se e vetmja zgjidhje është që të largohet kjo Qeveri, që ai e quan edhe kriminale.

“Demokracia nuk matet ndryshme këta ne sjellin në situatë kur e pyesin  kryeministri pse i falet këto borxhet se mu kanë  tek, pse me ja  rrit vetit rrogën  që është e rëndësishme që e ka një vërejte nga Agjensioni analizonkonfliktin e interesit ata vlerësojnë që rritja e pagave edhe  konflikt I interesit një prokuror  fillon të merre tematik me veteranet këtë e kërcënojnë dhe largojnë me lëshuar vend , kjo qasje me pas të qet një rast gjykimi racional  i humbet jemi në një situatë  kur kemi një qeveri abuzues  një qeveri kleptokratike që hajnia është forma elementare e shërbimit te saj ne duhet të angazhohemi e ti japim fund , pot e them me një është misioni pamundur që kjo qeveri të ndërrojëqasje apo të përmirësohet shkon vetëm degradim dhe gllabërim të parasë publike, nëse e mbani mend e dërguan edhe sekretarin e partisë si shef në AKP në pjese ku trajtohen pronat ato që kanë mbet pa u privatizuar,  një person tjetër në PTK derisa irahatun familjarët kjo logjikë me këto njerëz I cili reagon edhe ndërkombëtaret problem  tjetër që këta as nuk po mërziten për reagimet e ndërkombëtare se çka thotëambasadat e huaj këta janë mbi ta nuknjë ndjesi nga ata kjo të qet në një rrafsh se kjo qeveri nuk është normale ndoshta epiteti I qeverise me kriminale”, ka thënë Selmanaj.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”

Shqipe Pantina nga Partia Socialdemokrate (PSD) mendon që nëse do të ketë transparencë më të madhe ndaj publikut, mund të ketë edhe disiplinim në shpenzimet e luksit.

“Po mendoj se kjo është e mundur  dhe krejt çka duhet është një vullnet i kryeministrin e qeverisë të qeverisin me njëtransparencë radikale kjo pastaj do ta rriste edhe përgjegjshmërinë dhe besoj do e rriste edhe efikasitetin po ashtu kuvendi po bën përpjeke që ta bëjë këtë për transparence vazhdimisht kemi sugjeruar kryesisë që jete me e hapur me transparent karshi publikut për çdo punë kryhet në kuvend përfshi këtu dhe  shpenzimet janë bërë disa hapa para me gjigante ka shumë hapësire që kjo të ndryshohet  dhe të përimtohet ”, është shprehur Pantina

Deputetja e Vetëvendosjes thotë që një qeveri e kësaj lëvizje do të ishte sikurse vetë Lëvizja Vetëvendosje.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Shteti luksit”

“Po ju e dini se Lëvizja Vetëvendosja(LVV) edhe tani është organizata  është ndryshme OJQ e shpallur si subjekt me transparent e cila ka publikuar vazhdimisht raportet financiare dhe donacionet është konstatim për LVV dhe anën tjetër e shohin ligjin për pagat amendament i  veçantë nga LVV ku kemi kërkuar të ndërpriten shtesat për deputet pra që deputet të marrin vetëm pagën bazë e jo shtesa ekstrapër mëditje  për pjesëmarrje  në mbledhje janë të pa nevojshme besojmë ,LVV jo vetëm që do të jetë një qeverisje transparente por edhe qeverisje e cila do të kujdeset për buxhetin të shfrytëzohet buxheti i rendit për përkrahje të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenien  e tëgjithë të qytetarëve”.

Derisa Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë me numër enorm të madh të ministrave, e me numër skandaloz tëzëvendësministrave e numër të pafund të agjencive të pavarura komplet jashtë kontrollit financiar, shpresat që shpenzimet e luksit të ulën dukën më shumë një ëndërr e bukur.

Mëditjet edhe gjatë do të mbesin biznes për disa zyrtarë që të fitojnë nga to më shumë se sa nga paga bazë. Pozitat e zëvendësministraveende do të mbesin poste për të rehatuar partnerët e koalicioneve të shkapërderdhura siç është PAN-i. Kurse udhëtimet zyrtarë jashtë vendit veç turizëm.