
Hysen Tabaku
Me pushtimin në7 prill 1939 Italia fashiste nuk i shkaktoi Shqipërisë vetëm humbjen e pavarësisë kombëtare. Ajo i krijoi asaj edhe rrezikun e zhdukjes së shqiptarëve si komb. Kjo për arsye të planit që kishte Musolini për ta italianizuar Shqipërinë nëpërmjet kolonizimit të saj me banorë italianë.
Mjafton të kujtojmë se deri në fund të vitit 1939, pra brenda tetë muajve të parë të pushtimit ishin vendosur në Shqipëri rreth 52 mijë banorë italianë, pa llogaritur repartet ushtarake. Vetëkuptohet se kolonizimi po të vazhdonte me këtë ritëm, brenda disa dhjetëvjeçarësh Shqipëria do ta humbiste fytyrën e saj etnike.
Rrezikun e kolonizimit italian të Shqipërisë kolaboracionistët nuk e zinin në gojë. Ata mburreshin se Roma dhe Berlini do t’i ndihmonin shqiptarët për bashkimin e Shqipërisë së paraluftës me trojet e saj etnike, me Kosovën dhe me Çamërinë. Me këtë premtim, qeveritarët kolaboracionistë e solidarizuan Shqipërinë e pushtuar me bllokun agresiv nazifashist.
Solidarizimin ata e konkretizuan me dekretin nr. 194 nënshkruar më 9 qershor 1940 nga Viktor Emanueli III, botuar në “Gazeta Zyrtare”, nr. 93, Tiranë, 10 qershor 1940. Në bazë të këtij dekreti, Shqipëria do të ishte automatikisht në luftë me çdo shtet me të cilin Italia fashiste do të ishte në konflikt të armatosur. Në mbështetje të këtij dekreti, Qeveria kuislinge e Tiranës, në solidaritet të detyruar me Italinë fashiste, i shpalli luftë pa asnjë motiv më 10 qershor 1940 Anglisë dhe Francës, më 28 tetor 1940 Greqisë, më 6 prill 1941 Jugosllavisë, më 22 qershor 1941 Bashkimit Sovjetik dhe më 7 dhjetor 1941, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë PKSh-ja, që ditën e themelimit, hoqi dorë nga programi i saj politik me karakter ideologjik: nga organizimi i revolucionit socialist dhe nga vendosja e diktaturës së proletariatit. Me porosi të Kominternit, ajo vuri në themel të programit të saj të ri luftën patriotike pa kompromis, për të çliruar atdheun nga okupatori fashist italian, për të rimëkëmbur pavarësinë kombëtare të mohuar dhe për të vendosur në Shqipëri demokracinë popullore. Lëvizja e armatosur antifashiste solli në arenën ndërkombëtare një rezultat të rëndësishëm për Shqipërinë.
Në dhjetorin e vitit 1942 ministrat e Jashtëm të tre Fuqive të Mëdha të koalicionit antifashist
– C. Hull, A. Eden, V. Molotov – deklaruan se e çmonin rezistencën e armatosur të shqiptarëve dhe e njihnin pavarësinë kombëtare të Shqipërisë.
Siç dihet, njëri prej tyre, A. Eden shfaqi më 17 dhjetor 1942 rezervë në lidhje me kufijtë e Shqipërisë, të cilat theksoi ai, do të rishikoheshin pas luftës. Rezerva kishte lidhje me premtimet që Britania e Madhe i kishte dhënë Greqisë për të aneksuar viset e Shqipërisë jugore, të ashtuquajturin “Epir i Veriut”. Po kështu veproi edhe në Koferencën e paqës të Paris 1946, por ishte Gjeneral Kolo. Enver Hoxha, që u dogji letrat në Konferencën e Parisit.
Rezerva që mbajti ministri i Jashtëm britanik A. Eden në lidhje me kufijtë e Shqipërisë qe një rrezik i paparashikuar për lëvizjen kombëtare shqiptare. Kjo për arsye se kufijtë e Shqipërisë të vendosura përfundimisht nga Fuqitë e Mëdha më 1913 dhe të sanksionuara nga Lidhja e Kombeve më 1921, tani papritur do të rishikoheshin në dobi të kërkesave territoriale greke.
Qarqet nacionaliste greke kërkesat e tyre territoriale i justifikonin duke e akuzuar Shqipërinë si fuqi agresore për luftën që qeveria kuislinge e Tiranës e detyruar nga Roma fashiste, i shpalli Greqisë më 1940.
Pas konferences së Pezës çetat partizane u shtuan si numër dhe me luftëtarë.Me luftën e tyre u krijuan zona të lira në thellësi të vendit, si në Pezë, Skrapar, Kurvelesh, Çermenikë, Martanesh, Opar e Mallakastër dhe filloi të ngrihen e të funksionojnë këshillat NAÇLTë gjiths këto e ngritën prestigjin e Frontit NAÇL brenda vendit.
Këto suksese shqetësuan qarqet nacionaliste, që qëndronin ende në pritmëri.Për të mos mbetur mbrapa,disa personalitete të këtyre qarqeve,kryesisht intelektual dhe element antizogist, formuan në Tiranë, në nëntor 1942, një organizatë kladestine me emrin “Balli Kombëtar.”Në krye të kësaj Organizate me prirje nacionaliste antikomuniste dhe anti Zogiste u vu Mit’hat Frashëri. Krahas tij, në Komitetin Qëndror të“Ballit Kombëtar“bënin pjesë si ish-ministri kolboracionistë i Drejtësisë në qeverin e Mustafa Krujës,Hasan Dosti,Ali Këlcyra,Kol Tromara,KoçoMuka
– Kristo Frashëri do të shkruante se: … “Të tjerë politikanë që ishin mbajtur gjer atëherë si burra më të mirë (fjala është për anëtarët e Balli Kombëtar), u kthyen me këmishën e zezë (si kolaboracionistë fashistë) dhe kërkonin t’i mbushnin mendjen gjithkujt se pushtimi i huaj ishte çlirim.
Sipas dokumenteve, Balli Kombëtar kishte hyrë në rrugën e një tradhtie kombëtare para Mukjes. (Dokumentet arkivorë sot vërtetojnë, se dhe në këtë periudhë Balli Kombëtar ka bërë marrëveshje me Shtabin Qendror të Ushtrisë italiane për të bashkëpunuar në luftë kundër LANÇ. Ata, me anë të kësaj rruge do të mundeshin të siguronin marrjen e pushtetit pas kapitullimit të Italisë .Që në janar 1943, krerët e Ballit Kombëtar i siguronin autoritetet italiane se gjithë veprimtaria e tyre drejtohej kundër“komunistëve”dhe veçanërisht kundër “çetave komuniste”për t’i shkatërruar ato dhe për“të vendosur qetësinë në mbretëri”. (AQSh,shkresa e komandës milic.fashiste drejtuar mëkëmbësit nr.129/13/6,16janar 1943).
Mirpo fashistët italian nuk donin vetëm sigurim me gojë nga Balli Kombëtar.Këto sigurime i kërkonin me shkrim, donin tu jepnin atyre karakter zyrtar, dhe veç kësaj, u nevojitesh prova për të vërtetuar se veprimtaria ballis të drejtohej kundër Luftës Nacionalçlirimtare dhe Frontit Nacionalçlirimtar, ( pra Partisë Komuniste) dhe jo kundër Italisë.
Në janar 1943 kryetari i organizatës së ballit kombëtar në Pogradec, Xhavit bej Starova lidhi me komandantin e përgjithshëm italiantë sigurimit puplik, gjeneral Xaninin, një marr- veshje me anën e së cilës tradhëtari merrte përsipër të krijonte një grup “vullnetarësh” prej 200 vetësh për luftë kundër çetave partizane, sidomos kundër Çetës partizane të Mokrës, të drejtuar nga Reshit Çollaku. Më 5 janarë1943, Xhavit bej Starova do të shkruante :”Porsa u ktheva në Pogradec,- i raportova Xaninit- fillova nga puna, sipas marrveshjes së kryer në Tiranë.”(AQSh.Letër Xhavit Starovës drejtuarXaninit,5 janar 1943).
Ndërsa më 17shkurt 1943, në Fierë,u nënshkrua një marrveshje me italianët nga gjashtë krerët kryesor të Balli Kombëtar,midis të cilëve Bektash Cakrrani, Eqerem Peshkëpia, Qazim Selfo dhe të dy komandantët Italianë kolonel Kualia(Eneriko)dhe kapiten Pietro (Pepe).Në të është shkruar:Të mbledhur së bashku në Fier në kazermën e KK. MM para komandantit të sektorit, kolonel Kualia Eneriko, pohojmë në mënyrë solemne, duke dhënë fjalën e nderit për të mbajtur barrën e poshtëshënuar:
1-Të mos u japim përkrahje e ndihmë në asnjë mënyrë veprimeve të rebelëve (partizanëve).
2-Të marrim armët në rast se do të sulmohemi nga rebelët pasi do t’ u jetë njoftuar atyre se nuk do të jepet përkrahje e ndihmë.
3-Të shpartallojmë rebelët kur janë grupe të vogla, pa pasur nevojë të kërkojmë ndihmë prej ushtrisë.
4-Të qëndrojmë me armë kundër grupeve të mëdha të rebelëve, duke vënë në dijeni me të shpejtë autoritetin ushtarak dhe nëpërmjet tij komandantin e sektorit të Fierit , që ky të mund të japë ndihmë.
5-të arrestohen e të kallëzohen shpejt rebelët që eventualisht do të veçohen e do të vijnë në cilindo fshat e shtëpi në Mallakastër. 6-Të mblidhet pa përjashtim e t’i jepet autoriteti ushtarak çdo lajm për çdo lëvizje të rebelëve.
7-Të jemi gjithmonë gati në çdo rrethanë për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar ushtrinë në rastë nevoje.
8-Të njoftohen brenda 15 ditëve, duke filluar që nesër, emrat e fshatrave që nuk veprojnë t’u binden këtyre detyrave. ”(Protokolli ndodhet në AQSh Fondi254,dosja 170 . fleta 1; 17 shkurt 1943).
Komanda eprore e Karabinierisë , lidhur me këtë marrëveshje e njoftonte mëkëmbësin italian, se Bektash Cakrani me shokë“kanë shkuar vullnetarishtë në Fier te komandanti i sektorit Eneriko Kualia”
Por bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i Ballit Kombëtar me me pushtuesit u kurorëzua me një “Protokoll nderi” .
Marrëveshje e bërë midis Ali Këlcyra dhe Nuredin Vlora anëtarë të KQ të Balli Kombëtar, që përmes ndërmjetësimit të kryemisnistrit të asaj kohe Maliq Bushati, kryen bisedime me kryekomandanin italian të forcave pushtuese në Shqipëri Renzo Dalmazo. Marrëveshje u nënshkrua më 15 mars 1943, nga Ali Këlcyra e Nuredin Vlora, në emër të Komiteti Qëndror të Ballit Kombëtar dhe nga RencoDalmaco,në emër të komandës eprore të trupave pushtuese italiane.
Që u quajt Protokolli Dalmaco-Këlcyra.
Me anën e këtij dokumenti ballistët merrnin përsipër detyrimet si vijojnë:
1-Ne sigurojmë, duke marrë çdo përgjegjësi, shkëlqesën Dalmaco, komandant eprorë i fuqive të armatosura të Shqipërisë se asnjë lëvizje kryengritëse me karakter të përgjithshëm nuk do të ngjajë në Shqipërinë Jugore….
2-Ne japim fjalën tonë të nderit se do të përdorim gjithë ndikimin tonë për të ndaluar sulmet dhe aktet e sabotimit që mund të kryheshin eventualishtë nga elementë armiq.
3-Ne e ndjejmë veten të detyruar të zhvillojmë propagandën e duhur për të ndaluar dezertimet e reja të ushtarëve, për të inkurajuar rekrutime të reja në ushtri dhe për të siguruar që dezertorët të kthehen sa më shpejt ndër reparte operative.” Para nënshkri- mit të protokollit u zhvilluan bisedime prej disa ditësh midis krerëve të Ballit Kombëtar dhe autoriteteve italiane të pushtimit, u bënë pritje e përcjellje zyrtare , me pjesëmarrjen e Kryeministrit Maliq Bushati e të ministrave të tij.
Në pritjen që dha Kryetari i qeverisë M. Bushati, për gjeneral Dalmacon, më 6 mars dhe në pritje që dha Dalmacoja për M.Bushatin, pas tre ditësh, qenë të pranishëm katër anëtar të Komitetit Qëndror të Ballit , me Ali Këlcyrën në krye.
Maliq Bushati nuk e fshihte qenien si antar i Ballit, për të cilën ishte në dijeni të plotë edhe Jakomani.Krerët e ballistë nisën një fushatë të gjërë kundër Partisë Komuniste, kundër reparteve partizane dhe kundër luftës së tyre të armatosur.Pushtuesit italian ishin sidom- os të kënaqur me veprimtarinë sabotuese, antipopullore dhe antikomuniste të Ali Këlcyrës në Gjirokastër, të Safet Butkës në Kolonjë, të Abaz Ermenjit në Tomorricë etj.Me porosi të spiunazhit italian një veprimtari të gjërë përçarëse zhvillonte Safet Butka.Qysh në shkurt 1943 SIM-i (shërbimi i spiunazhit ushtarak italian ) i Korçës , njoftonte qendrën e vet në Tiranë se “Çeta e Safet Butkës merr direktiva nga qeveria” dhe zhvillon propaga- ndë kundër komunizmit (LANÇ-it) për të bindur popullin të heq dorë nga kjo lëvizje”.
Balli Kombëtar hyri që në shtator 1943 në kompromis me ushtritë hitleriane. Për më tepër, gjatë dimrit 1943-1944 repartet balliste bashkëpunuan haptas me ushtritë hitleriane në operacionin ndëshkimor që ato ndërmorën kundër ushtrive nacionalçlirimtare.
Mit’hat Frashëri,në emërtë partisë Balli Kombëtar që kryesonte,i drejtohet Partisë Nacionaliste greketë Napoleon Zervës për një marrëveshje,që ta ndihmonte përKosovën e Dibrën dhe të krijonte Shqipërinë etnike pa Çamëri, ate’ ta falte. Gjithashtu Afishohej edhe ideja e krijimit të Konfederatës Greko-Shqiptaro-Turke, ku“do të ruhet sovraniteti i palëve”,por në rast lufte, “komanda epërgjithshme ushtarake ngelet në dorë të Greqisë”. Ndërkohë që të njëjtën gjë e ka bërë me partinë nacionaliste jugosllave të Mihajlloviçit,që të ndihmonte për Çamëri dhe të krijonte Shqipërinë etnike pa Kosovën. Kulisat midis Mit’hat Frashërit, Mihajlloviçit e Napoleon Zervës binin ndesh me aspiratat e lirisë të popujve jugosllavë, grek dhe atij shqiptar dhe ushqenin ndjenjat shoviniste.