
Njihuni me platformën më të re në Kosovë e cila përmes fotografisë prezanton historinë e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës. Ideja e platformës Vivid Kosova është të punojë me fotostorie do të thotë fotografi që shpjegojnë histori.
Koncepti i fotostorieve është një koncept digjital relativisht i ri, por mjaft interesant. Më e rëndësishmja, është në përhapje e sipër.
Vivid Kosova është fushë e shpalosjes së historisë digjitale dhe historisë alternative, duke rrëfyer për ngjarje dhe vende historike të Kosovës. Më shpesh se sa rrallë, duke rrëfyer për ngjarje dhe vende që nuk janë pjesë e historisë zyrtare apo të njohura gjerësisht. Në këtë kuadër, Vivid Kosova kërkon të lidhë historinë me objektet dhe pamjet dhe pastaj t’i plasojë në platformën digjitale.
Në të njëjtën kohë, duke shpërndarë pamje interesante të qyteteve dhe fshatrave kosovare, do të promovohet kultura e Kosovës dhe vendet që ia vlen të vizitohen.
Platformën ‘Vivid Kosova’, mund ta ndiqni në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram.