
Meqenëse viti 2019 shënjon 20 vjetorin e luftës në Kosovë, me këtë rast FDH Kosovë vazhdon ciklin e ligjëratave publike në Qendrën e Dokumentimit.
Edhe pse data 12 qershor 1999 shënon çlirimin e disa qyteteve në Kosovë, në qytetin e Pejës, në shtëpinë e Isa Balës mbetën të vrarë 7 anëtarë të familjes, nga ta 5 ishin fëmijë.
Me rastin e 20 vjetorit të kësaj ngjarje, FDH Kosovë organizon ligjëratën informative rreth ndodhive të asaj nate, ku do të përkujtohen ngjarjet dhe viktimat e krimeve të luftës.
Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen janë të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe nga raportimet e mediave të ndryshme.
Ligjërata mbahet në gjuhen shqipe dhe ka përkthim simultan në gjuhen angleze dhe serbe.