Kushtrim Hoxha në rolin e spiunit jugosllav në serialin “The Americans”

Kushtrim Hoxha në rolin e spiunit jugosllav në serialin “The Americans”

Kushtrim Hoxha ka thënë për KultPlus se është i lumtur që është përzgjedhur në mesin e aktorëve të këtij seriali, i cili pat nisur të shfaqet qysh prej vitit 2013.

Kushtrim Hoxhës, aktorit kosovar cdo ditë e më shumë po i përmbushen ëndrrrat. Pas disa roleve në teatër dhe seriale në Amerikë, ai tash është përzgjedhur të jetë edhe pjesë në njërin nga episodet e serialit të famshëm amerikan “The Americans” i cili punohet me regji të Joe Weisberg.

Kushtrim Hoxha është shprehur të jetë i lumtur që është përzgjedhur në mesin e aktorëve të këtij seriali, i cili pat nisur të shfaqet qysh prej vitit 2013.

Seriali është i vendosur në një rrëfim të viteve të 80-ta, pikërisht në luftën e ftohtë.

“E kam marë një rol të vogël në këtë serial, por me shumë rëndësi. Është një serial me një reputacion shumë të mirë, ka të bëj me luftën e ftohtë, në mes SHBA-ve dhe Rusisë”, ka thënë Hoxha.

Ai më pas ka thënë se në këtë serial ka rolin e një spiuni jugosllav dhe më shumë se kaq, njëherë për njëherë nuk mund të zbulojë, shkruan kultplus.

Në serialin “Americans”, Kushtrim Hoxha do të luaj në sezonin e pestë të këtij seriali, përkatësisht në episodin e tretë që pritet të emetohet në mars të vitit 2017. Kurse rolet kryesore në këtë film i luajnë: Keri Russell dhe Matthew Rhys.