“Patrioti”, vjen nën humorin e Stupcave, të cilët çdo të hënë po sjellin skeçet e tyre në Gjirafa Video, shkruan Insajderi.
Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta, ku flasin për aktualitetin e ditëve të sotme – patrioti dhe tradhtari.
Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.
Më poshtë sjellim videon e skeçit të Stupcave “Patrioti” i cili u prit mjaft mirë nga publiku./ Insajderi.com