Momente të pazakonta, të papërsëritshme, në kushte ekstreme, në dukje të pamundura, janë fiksuar si shembuj frymëzues. E tillë është edhe historia e mëposhtme e sjellë nga ‘Fotografitë që kanë bërë historinë’.
Ishte viti 1960 kur një grup eksploruesish nga Rusia kishin udhëtuar 36 ditë me det për në Antarktidë ku do të qëndronin për 1 vit derisa anija të kthehej që t’i rimerrte. Në mesin e tyre ishte edhe mjeku i ri 27-vjeçar Leonid Ivanovich Rogozov, i cili pak ditë pasi mbërriti në vend nisi të kishte dhimbje të forta barku.
Por shpejt problemi u bë serioz. Ai nisi të ndjente dobësi, të vjella dhe e kuptoi që nëse nuk operohej, shumë shpejt do të vdiste.
Duke qenë se ishte vetmi mjek në skuadër, 27-vjeçari vendosi të operonte veten.
Ai i udhëzoi shokët e tij të improvizonin një sallë operacioni, duke lënë në të vetëm shtratin, një llambë dhe një pasqyrë përmes të cilës do të mund të shihej teksa vetoperohej.
Pranë i qëndronin dy nga miqtë e tij, që shërbyen si ndihmës, por ndërkohë, një skuadër zëvendësuese me dy të tjerë ishte gati pas dere në rast se dy të parët nuk rezistonin dot.
Falë aftësive të tij 27-vjeçari ja doli me sukses, duke shënuar rastin e parë në botë të një mjeku që vetoperohet jashtë një ambient spitalor. /TG/