Pas aksidentit në episodin e kaluar që pësoi Nëntori i “Schengen Visa”, në episodin e radhës ai zgjohet dhe si pasojë e aksidentit ai është bërë shumë i mençur, shkruan Insajderi.
Në këtë episod, Nëntori tregon se si të bëhemi milionerë. Ai përmes Axhit Basri shkon në një kuiz diturie dhe kësisoj ai i din të gjitha pyetjet dhe bëhet milioner. Ndërsa Xhemajlit vijnë krushqit e nuses së Nëntorit dhe i’a kërkojnë 200 mijë euro si dëmshpërblim.
Ky është episodi i 16-të i “Schengen Visa”, i cili nuk duhet të ju ikë.
Seriali “Schengen Visa” është prodhim i Gjirafa Studios dhe shfaqet vetëm online në GjirafaVideo.com./ Insajderi.com