Në qytetin e Pejës, dje u mbyll edicioni XI i Festivalit ndërkombëtar të monodramës “MonoAkt 2019” Çmimin “Aktorja më e mirë” e" />

Përfundon “MonoAkt 2019” – Ndahen çmimet për më të mirët

Përfundon “MonoAkt 2019” – Ndahen çmimet për më të mirët

Në qytetin e Pejës, dje u mbyll edicioni XI i Festivalit ndërkombëtar të monodramës “MonoAkt 2019”

Çmimin “Aktorja më e mirë” e fitoi aktorja Arjola Demiri që interpretoi monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” me regji të Ben Apollonit.

Me shfaqjen “Artist i vetëm” u përmbyll ky edicion, pas së cilës është bërë ndarja e çmimeve, bën të ditur KultPlus.

Juria e Festivalit e përbërë nga Nina Mazur, Liviu Dospinecu dhe Emin Emini ndau këto çmime: Shfaqja më e mirë – monodrama “Dhoma për një pamje” nga Kroacia, Çmimi Special – për aktorin francez Arman Saribikian, ndërsa MonoStripi më i mirë ishte për Blerta Gubetinin.

Me “Mirënjohja Post Mortum” u nderua Asllan Hyseni, “Mirënjohja e veçantë” iu nda Hasan Dreshajt teksa “Shpërblimi për vepër jetësore” iu rezervua Ahmet Jakupit nga Maqedonia, Josif Papagjonit nga Shqipëria dhe Reshat Sahitajt.

Gjatë këtij edicioni, pati shfaqje nga Kroacia, Maqedonia e Veriut si dhe ishin dy shfaqje kosovare. Të gjitha shfaqjet u mbajtën në Teatrin e Pejës “Istref Begolli”, Skenën e Fakultetit të Arteve si dhe në Teatrin “Dodona”.