Producenti Kajtazi konfirmon mbështetjen e rëndësishme për kinematografinë kosovare

Producenti Kajtazi konfirmon mbështetjen e rëndësishme për kinematografinë kosovare

“The Stroke” me skenar e regji të Isa Qosjes, ka marrë mbështetje prej 80 mijë eurove nga Euroimages, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti Bajrush Kajtazi, i cili ka thënë se e kanë hapur rrugën dhe se filmi është mbështetur me 80 mijë euro nga Euroimages.

“Filmi “The Stork” me skenar dhe regji nga Isa Qosja, mbeshtetet edhe nga Eurimages me 80.000 euro.
Ky film eshte bashkeprodhimi i pare zyrtar mes Kosoves, Malit te Zi dhe Shqipërisë. Ky bashkëprodhim ishte 1 ndër 23 projektet që fituan ndër 65 aplikuesve”, ka shkruara ndër të tjera Kajtazi.

“The Strok” sjellë në rolin kryesor aktoren Arta Dobroshi, ndërsa për herë të parë do ta trajtojë vendlindjen e regjisorit Malin e Zi.

Në lidhje me këtë film dhe rëndësinë e lokacioni, regjisori Qosja, pati thënë se ky projekt ndrysh nga filmat e kaluar të tij.

“Dua të shpreh qëndrimin tim për filmin “The Stroke” jo vetëm për faktin që ndryshon nga filmat e mi të mëhershëm “Kukumi”, “Tri dritare dhe një varje” etj, por edhe për faktin që pas shumë vitesh kthehem në vendlindje Gusi, Mal të Zi për t’a realizuar këtë projekt. Inspirimi im nuk është vetëm vendi ku kam lindur por janë njerëzit, ndodhitë dhe shkretëtira që kanë ata brenda shpirtit. Janë familjet e ndara në dysh: të vjetrit që jetojnë aty dhe të rinjtë që kanë emigruar në Amerikë. Kështu ngadalë dhe heshturazi shuhen familjet, qytetëzat, fshatrat. Jam i bindur që kjo temë do komunikojë emocionalisht me shumë njerëz që e njohin dhe e dinë shijen e hidhur të emigracionit”, pati thënë në një deklaratë më herëtë Qosja.

Filmi i fundit i Qosjes, “Tri Dritare dhe një Varje” (2014), kishte një qarkullim të gjerë në festivale ndërkombëtare ku gjithashtu është shpërblyer me çmime të shumta. Ai është mbrapa disa prej klasikëve të kinematografisë të Kosovës si “Proka” (1985), “Rojet e Mjegullës” (1988) dhe “Kukumi” (2005).

Pjesa tjetër e ekipit përfshin Arben Bajraktaraj dhe Mirush Kabashin. Gjithashtu, Qosja do të bashkëpunojë përsëri me Gökhan Tiryaki, kinematograf turk i mirënjohur ndërkombëtarisht dhe i vlerësuar me shumë çmime, i cili është veçanërisht i njohur për punën e tij në “Ëinter Sleep” nga Nuri Bilge Ceylan, fitues i çmimit Palme d’Or, dhe “Ivy” nga Tolga Karaçelik.

Filmi është prodhuar nga 4MM Productions dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës./ Insajderi.com