Me skenar e regji të Lendita Zeqirajt, “Shpija e Agës”, hapi zyrtarisht konkurrencën “East of the West”, në festivalin prestigjioz të filmit Karlovy Vary në Çeki, shkruan Insajderi.
Kjo është ngjarja më e madhe për kinematografinë e Kosovës ditëve të fundit sipas Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Ky festival i cili u hap mbrëmë duke e nderuara yllin amerikan me “Kristalin e Artë”, Julianne Moore, i dha hapësirë rrëfimit nga Kosova për ta hapur konkurrencën zyrtare. Po ashtu pjesë e këtij edicioni në këtë festival është edhe fituesi i Oskarit Casey Affleck i cili do të debutojë si regjisor me filmin e tij “Light of my life”, shkruan Insajderi.
Në premierën botërore të “Shpija e Agës”, morën pjesë edhe disa nga kasta e aktorëve.
Filmi përcjellë Agën (Arti Lokaj) 9 vjeçar i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjej babain e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi.
Shpia e Agës ka për producent Bujar Kabashin. Rrolet i luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj. Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit WOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë./ Insajderi.com