Jep dorëheqje drejtori i sapo zgjedhur i Baletit të Kosovës, kishte konflikt interesi

Jep dorëheqje drejtori i sapo zgjedhur i Baletit të Kosovës, kishte konflikt interesi

Sinan Kajtazi i sapo zgjedhuri drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës (BKK), ka njoftuar se ka dhënë dorëheqja nga kjo pozitë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kajtazi ka thënë se në pozitën e sapo emëruar paraqet konflikt interesi pasi që ai pjesë e Këshillit Drejtues të Baletit të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Me keqardhje ju njoftoj që pas kërkesës sime për opinion nga Agjencia Kundër Korrupsionit, në lidhje me pozitën e Drejtorit të BKK, nga kjo agjenci më është kumtuar se sipas Ligjit Kundër Korrupsionit/neni 18, pozita ime si Drejtor i BKK do të përbënte “konflikt interesi”, meqë deri në Janar të 2019 kam qenë Kryetar i KD të BKK dhe në periudhë prej 2 vitesh pas largimit nga Këshilli Drejtues, nuk kam të drejtë të marrë këtë post”, ka shkruar Kajtazi.

“Prandaj, ju njoftoj që sot kam dhënë dorëheqjen nga U.D i Drejtorit të BKK dhe rrjedhimisht më duhet të refuzoj emërimin si Drejtor nga Këshilli Drejtues i BKK”, ka thënë Kajtazi.

Ai është shprehur se “Vullneti dhe dëshira ime ka qenë që të jap kontributin tim në të mirë të Institucionit të BKK, duke gëzuar mbështetjen e të gjithë balerinëve të BKK dhe stafit tekniko-artistik në TKK, po ashtu edhe komunitetit të artistëve, mirëpo duke respektuar ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, më duhet të refuzoj nderin që më është bërë me emërimin si Drejtor nga Këshilli Drejtues i BKK”. /Insajderi.com