Festivali i filmit të animuar “Anibar”, i cili mbahet cdo vit në qytetin e Pejës këtë edicion ka dy mysafirë special Bryan Newton dhe Matt Taylor – dy regjisorët nga ekipa madhështore që ka krijuar një ndër seritë më të guximshme të animuara të kohërave tona “Rick dhe Morty”.
Neëton dhe Taylor, do të na bashkohen këtë vit në Anibar përmes diskutimeve të hapura me ju dhe duke ndarë eksperiencën e tyre e të qenurit pjesë e ekipës që ka punuar në serinë që u shfaq për tre sezona me radhë në programin e mbrëmjes të Adult Swim në kuadër të rrjetit të kanalit për animacion Cartoon Netëork.
Anibar, këtë vit mbahet nga 15 deri më 21 korrik 2019. Ndërsa me datat 19 dhe 20 korrik 2019 (e premte dhe e shtunë) Matt Taylor dhe Bryan Newton do të mbajnë diskutimet e tyre në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë.