“Ja vlen të zbuloni sharmet e Shqipërisë”, shkruan Camille Lemarchand e Boursorama, kompani e famshme bankare franceze, aktivitetet e së cilës shtrihen edhe në portalet e njohura të informimit.
Ajo vlerëson se Shqipëria është një destinacion tendencë i korrikut të këtij viti.
”Me një sipërfaqe sa Normandia, Shipëria që ndodhet vetëm dy orë e gjysmë me avion nga Parisi, ështe një margaritar ende i panjohur nga turistët e francezë. Është një vend frankofil, ku shpesh diskuton edhe me banorët. Por, nuk është ky interesi kryesor i këtij destinacioni sekret…
Shqipëria mburret para së gjithash për autencitetin dhe mikpritjen a banorëve të saj. Ende e ruajtur nga turizmi i masës dhe nga globalizmi, ky vend duket i shkëputur nga koha… sidomos kur futesh brenda masiveve malore të saj që përbëjnë 70% të territorit.
Gjirokastra është një qytet për të cilin ia vlen të bësh ndalesë në mes të këtyre relieveve malore. Shtëpitë e gurta në rrëzë të malit dhe kështjella e saj kanë me të vërtetë vendin që u takon ne Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.
Për të gjithë ata që janë të dhënë pas rërës së bardhë, Riviera shqiptare është një parajsë. Aty nuk ka zona të mëdha të betonuara, por plazhe të mrekullueshme e pothuajse të zbrazura (gjë që të lejon të ecësh pak në këmbë).
Për të gjithë ata që kërkojnë komfortin e shezlonëve, të aktiviteteve ujore dhe restoranteve ne buzë të detit, Ksamili është i paevitueshëm. I ndodhur përballë ishullit grek të Korfuzit, ky fshat ka plazhet më të bukura të vendit. Popullariteti i tij në rritje po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.
Nëse ju tundon një udhëtim në Shqipëri, mos vononi të rezervoni biletat, sepse shumë shpejt do të bëhet një destinacion i pashmangshëm për turistët europianë”, përfundon Camille Lemarchand e Boursorama-s, kompani e famshme bankare franceze.