Këngëtarja Jonida Maliqi, ishte përfaqësuesja e Shqipërisë sivjet në Eurovizion. Por, edhe pse tashmë ka përfunduar festivali, e ajo ishte zgjedhur në dhjetor të vitit të kaluar për ta përfaqësuar shtetin në këtë festival, thotë se ende nuk është paguar, shkruan Insajderi,
Në një intervistë në emisionin “Treshat”, Maliqi u shpreh se RTSH nuk i ka dhënë asnjë para edhe pse ajo ka dalë fituese në festivalin e fundvitit me këngën “”Ktheju tokës”.
“Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”, pohoi Jonida.
Jonia Maliqi, nuk arriti të futet në 10-she të Eurovizionit. Deri më tash pozitën më të mirë në këtë festival e mbanë këngëtarja nga Kosova Rona Nishliu, e cila zuri vendin e pestë me këngën “SUUS”./ Insajderi.com