Kosovari pjesë e operës “Tosca”, të Puçinit në Francë

Kosovari pjesë e operës “Tosca”, të Puçinit në Francë

20-vjeçari nga Kosova, do të performojë në Lyrical Evenings në Sanxay të Francës.

Granit Musliu, do të jetë në njërin prej solistëve në operën “Tosca”, të Puçinit.

Më  13 gusht, ai do të ngjitet në skenë krahas artistëve të tjerë.

“Jam i nderuar që do të këndoj në operë. Në Kosovë nuk kemi një sallë operistike dhe unë deri tash nuk kam luajtur krahas një orkestre filharmonike” tregon Musliu derisa përgatitet për rolin e tij.

Drejtori artistik i festivalit në fjalë, Christophe Blugeon, ka shpresa se Graniti do të bëhet një ditë një emër i madh i operës, e për këtë edhe i është dhënë rasti të performojë në këtë skenë./ Insajderi.com