Festival i Animacionit “AniBar”, që do të mbahet në Pejë nga sot deri me 21 korrik, organizon edhe takime e kafe me regjisorët e filmave.
Gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit në festival do të kenë mundësi jo vetëm t’i ndjekin filmat, por edhe të bisedojnë me prodhuesit e tyre.
Këtë mund ta bëjnë çdo ditë, duke filluar nga ora 11:00 paradite, në kafiterinë “Exit Bar”, në Komunën e Pejës.
Filmat e regjisorëve do të shfaqen një natë para takimeve me publikun, është bërë e ditur përmes komunikatës për media.
Një ndër regjisorët që do të marr pjesë në këtë festival është Fokion Xenos, që ka prodhuar filmin e animuar “Valë Nxehtësie”. Po ashtu i pranishëm do të jetë edhe regjisori i filmit të animuar “Orbita e Vetmuar”, nga Benjamin Morad.
Rreth 300 filma të animuar, me një llojllojshmëri te pasur artistike me temë kryesore shpresën dhe frikën, do të shfaqen në kuadër të festivalit.
Përvec këtyre filmave në edicionin e 10 të festivalit do të jenë edhe 15 programe speciale, 4 ëorkshope për të ri, 3 master-klasa dhe mysafirë specialë.