Rritet numri i viktimave në zjarrin e qëllimshëm në ndërtesën e një studio për film në Japoni

Rritet numri i viktimave në zjarrin e qëllimshëm në ndërtesën e një studio për film në Japoni

Numri i viktimave në zjarrin që shpërtheu sot në ndërtesën e një studio për film të animuar në qytetin perëndimor japonez Kjoto është rritur në 23 persona.

Sipas Satoshij Fuxhivare nga Shërbimi i zjarrfikësve në Kjoto, së paku 36 persona janë lënduar prej të cilëve dhjetë janë në gjendje kritike. Ka frikë se edhe 18 njerëz janë ngujuar në ndërtesën.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, bëhet fjalë për zjarr të qëllimshëm nga ana e një personi i cili ka derdhur lëng të ndezshëm. Zjarrvënësi menjëherë është arrestuar, por për shkak të lëndimeve edhe ai është dërguar në spital.

Zjarri shpërtheu rreth orës 10:30 minuta sipas kohës lokale në ndërtesën trekatëshe të kompanisë “Kjoto Animejshën, e cila e prodhon njërën nga seritë e animuar televiziv më të njohur.