Ajo bëri bujë të madhe me paraqitjet në shoun për zbulimin e talentëve në shtetin francez, “France’s got talent”.
Bëhet fjalë për fjalë për 13-vjeçaren Erza Muçolli, e cila tashmë ka nisur një karrierë prej një këngëtareje profesioniste.
Këngëtarja ka marrë pjesë gjatë fundjavës në prej ngjarjeve kryesore të muzikës në Francë, ku paraqiten edhe shumë artistë të mëdhenj.
Erza u përzgjodh për të performuar këtë vit në “Radio Scoop Music Tour”, i cili është koncerti më i madh veror i Francës.
Vogëlushja ka kënduar “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” të Amy Winehouses gjersa ka marrë duartrokitjet e pothuajse 40 mijë vetëve që kanë ndjekur për së afërmi koncertin.
Ndryshe, në të njëjtën skenë me këngëtaren janë shfaqur edhe artistë të famshëm si i Bilal Hassani, Mika, Danke e Clara Luciani.