Arkivat kanë nxjerrë së fundmi patriotizmin që aq shumë e donte Fan Noli. Në disa dokumente të publikuara në Facebook, eksperti i krimeve të rënda, Gjon Junçaj vë në dukje se Noli dikur, në vitin 1911 nuk ka pranuar të quhej turk.
Junçaj thekson më tej se siç paraqitet në fotot e publikuara, shkrimtari mjaft i dashur për shqiptarët ka korrigjuar gjithashtu edhe dokumentet e paraqitura nga oficeri teksa Noli po vizitonte Amerikën.
“Nga arkivat e SHBA. Ardhja e regjistruar e Fan Nolit për një vizitë në Shtetet e Bashkuara në daten 15-12-1911. Noli është regjistruar me këto detaje: 32 vjeç, 165 cm i gjatë, profesion – klerik, duke vizituar Faik Bey Konitza në Boston.
Kombësia? – Turkey (Turqi)
Raca etnike?- Oficeri fillimisht shkrua “Turkey”.
Kjo foto tregon se sigurisht Fan Noli e korrigjon dhe thotë, “Jo Turqi, ALBANIA “
“Fan Noli – Shqiptar i vërtetë” – shkruan eksperti i krimeve.