Kanë mbetur më pak se 30 ditë deri te fillimi i një prej festivaleve më të mëdha të filmit në gadishullin ballkanik.
Bëhet fjalë për Festivalin e Filmit të Sarajevës, i cili do të zgjatë për shtatë nga data 16 gusht deri më 23 gusht të 2019, ku në fund fituesit do të marrin trofeun e “Zemra e Sarajevës”.
Këtë vit, Programi Evropian i Filmit të Shkurtër të Festivalit të Filmit të 25-të të Sarajevës (SFF) përfshin 13 filma nga 10 vende evropiane.
Në një vend do të paraqiten adresat e autorëve nga Franca, Gjermania, Rusia, Ukraina, Spanja, Britania e Madhe, Çekia, Lituania, Polonia dhe Kosova, filmat e të cilëve do të prezantohen në tri seksione të ndryshme tematike.
“Në veçanti, qëllimi është të arrijmë vizionin e zhvillimit sa më të pasur të një gjuhe filmike dhe të prodhojmë filma që kanë guximin të eksplorojnë të vërtetat e dhimbshme për mënyrën se si funksionojmë ne dhe për veten si pjesëmarrës të shoqërisë dhe luftën e përditshme për mbijetesë”, njofton festivali.
Ndryshe, juria Evropiane e Filmit të Shkurtër në SFF të këtij viti përbëhet nga Mahdi Fleifel i Dubait, Maike Mia Höhne, Drejtoreshë e Festivalit të Filmit të Shkurtër në Hamburg dhe drejtori dhe skenaristi boshnjak, Srdjan Vuletic. /Telegrafi/