Seriali i animuar, “Simpsons” argëton shikues të shumtë nëpër botë për më shumë se 30 vjet.
Autorët e saj kanë vendosur standarde të reja për episodet e tjerë të animuara, por të cilat parashikojnë edhe të ardhmen.
“Uluni në një dhomë me dhjetë deri ose njëzet njerëz të mprehtë,” shkruan Al Jean për BBC.
Ai ka qenë me Bartin dhe me anëtarët e tjerë të familjes që nga viti 1989, pasi që seria filloi të shfaqej.
“Është më mirë kur Trumpi bën diçka të papritur dhe shumë njerëz talleshin në kurriz të tij. Po, është me të vërtetë kënaqësi”, tha ai.
“Tash shumë ndodh kështu në botë që ne duhet të takojmë së bashku herë pas here dhe të flasim për të”, thotë skenaristi, Stefanie Gilis.
Në vitet e fundit, në serinë Simpsons, mund të shohim se çfarë mund të ndodh me të ardhmen. Një nga parashikimet ishte se presidenti amerikan do të bëhej Donald Trump. Ata gjithashtu parashikuan epidemitë ebola, si dhe shfaqjen e Lady Gagas në Super Bowl.
“Kur biseduam në vitin 2000 për atë që një person i famshëm mund të bëhej president amerikan, na erdhi në mendje se mund të ishte Trump”, tha Al Jin.
Talenti për të parashikuar të ardhmen ka krijuar një tokë pjellore për teoricistët e konspiracionit, veçanërisht pas transmetimit të episodit në të cilin Simpsons mbërrijnë në New York dhe ka shumë simbole dhe aluzione për sulmet terroriste më 11 shtator të vitit 2001.
“Anëtarët e familjes kanë blerë një udhëzues për në New York, ku në afërsi të kullave të famshme binjake qëndronte çmimi prej 9 dollarëve, që dukeshin si 9/11, por ishte një rastësi”, thotë Al Jean.
Ka shumë ngjarje në qindra episodeve në të cilat parashikohet e ardhmja, por, thonë ata, është e gjitha rastësi.
“Nëse vendosni parashikime të mjaftueshme në tavolinë, 10 për qind do të ndodhë me të vërtetë sipas ligjit të probabilitetit”, thotë ai, duke shtuar se ato janë si disa futurologë, sepse kanë ngjarje që parashikojnë, madje edhe 10 muaj më parë.