Oranizata “Ec Ma Ndryshe” sot shërben pije dhe ëmbëlsira për vizitorë në oborrin e shtëpisë së familjes Kirajtani në Prizren.
Ky aktivitet që është quajtur “Një kafe me trashëgiminë” do të mbahet prej orës 12:00 deri në ora 15:00 në oborrin e shtëpisë e cila gjendet në rrugën “Shaip Spahiu”.
Shndërrimi njëditor i kësaj shtëpie në një hapësirë si “kafeteri” po realizohet me qëllim që të përcillet mesazhi se objektet me vlera të tilla mund të kthehen në destinacione të ndryshme turistike dhe nxitëse të zhvillimit ekonomik.
Njëkohësisht, sipas organizatës, nga të ardhurat do të përmirësohej gjendja, do të rritej vetë qëndrueshmëria dhe niveli i mirëmbajtjes së vlerave të ndërtesave të tilla.
Ndryshe, shtëpia e familjes Kirajtani gjendet në listën e objekteve të evidentuara të Institutit për Mbrojtje të Monumenteve në Prizren.