Roberto Benigni, aktor italian
Të shqiptosh këtë frazë ” Jeta është e bukur” në periudhën më të errët tënden, nuk është gjë e lehtë, aspak.
Ta thuash është megjithatë shumë më e lehtë sesa ta besosh, por nëse e beson, ndoshta do të arrish të kuptosh qëllimin themelor të kësaj jete.
Jeta është e bukur, jo sepse ti ke, por sepse ti jep, pavarësisht gjithçkaje…
Lumturinë e gjen në gjestet e vogla të përditshme, në heshtjet e dëgjuara, në boshësitë e mbushura, në buzëqeshjet e dhuruara dhe në dashurinë e jetuar.
Jeta është e bukur nëse përpiqemi ta jetojmë këtë lumturi dhe jo ta përndjekim.