Në 1-vjetorin e vdekjes së regjisorit të njohur kosovar Bekim Lumi, do të organizohet një ngjarje kulturore për ta nderuar dhe kujtuar artin e tij, shkruan Insajderi.
Më 30 korrik me fillim nga ora 19:00 në Teatrin Kombëtar nën organizmin e Qendërs Multimedia, do të mbahet ngjarja me titull “Unë i besoj teatrit” – Lumi.
“Më 30 korrik, bahet nji vit që kur Bekim Lumi nuk asht ma mes nesh. Atë ditë, miq e bashkëpunëtorë të tij artistë, miq të tjerë, studentë, dashamirë të artit të tij, e familjarë, mblidhemi bashkë, prej orës 19:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për t’a nderue e kujtue artin, punën regjisoriale, e shpirtin krijues të Bekim Lumit”, thuhet në njoftim.
Ndër veprat që ai ka vënë në skenë përmendim këtu: Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2010 – Ëilliam Shakespeare, “Këmisha e gjakut” (bazuar në tragjeditë “Makbethi”, “Rikardi III” dhe “Hamleti” të Ë. Shakespeare-it, si dhe në disa tekste të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2008 – Eugene Ionesco, “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2006 – Federico Garcia Lorca, “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2005 – A. P. Çehov, “Arushani” & “Fejesa” (dy komedi), Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2003 – Slavomir Mrozhek, “Galani”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2002 – Eugene Ionesco, “Mësimi”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2000 – “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1999 – A. P. Çehov, “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën” (komedi e adaptuar mbi disa tekste të Çehov-it dhe mbi disa fragmente të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1998 – Gjergj Fishta, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi mbi veprat epike dhe satirike “Lahuta e Malcis’ ”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit”), Teatri “Loja” & Theater Truebuene, Mynih (Gjermani), etj./ Insajderi.com