Sot bëhet një vjet prej kur u nda nga jeta regjisori Bekim Lumi. Lumi do të mbetet gjithmonë në mendjet tona si regjisori më inovativ në vendin tonë, njeriu i vlerave të larta, dhe një prej profesorëve më të përkushtuar të fakultetit të arteve.
Shfaqjet e tij janë vlerësuar jo vetëm në vendin tonë, por janë shpërblyer edhe prej festivaleve më prestigjioze në botë. Ndër veprat që ai ka vënë në skenë mund të përmendim Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2010 – William Shakespeare, “Këmisha e gjakut” (bazuar në tragjeditë “Makbethi”, “Rikardi III” dhe “Hamleti” të W. Shakespeare-it, si dhe në disa tekste të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2008 – Eugene Ionesco, “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2006 – Federico Garcia Lorca, “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2005 – A. P. Çehov, “Arushani” & “Fejesa” (dy komedi), Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2003 – Slavomir Mrozhek, “Galani”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2002 – Eugene Ionesco, “Mësimi”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2000 – “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1999 – A. P. Çehov, “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën” (komedi e adaptuar mbi disa tekste të Çehov-it dhe mbi disa fragmente të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1998 – Gjergj Fishta, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi mbi veprat epike dhe satirike “Lahuta e Malcis’ ”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit”), Teatri “Loja” & Theater Truebuene, Mynih (Gjermani), etj. Lumi ka qënë kryeredaktor i revistës teatrale “Loja”.
Sot në përkujtim të tij, po sjellim disa poezi pak të lexuara të regjisorit Bekim Lumi.
Sot bëhet një vjet prej kur u nda nga jeta regjisori Bekim Lumi. Lumi do të mbetet gjithmonë në mendjet tona si regjisori më inovativ në vendin tonë, njeriu I vlerave të larta, dhe një prej profesorëve më të përkushtuar të fakultetit të arteve.
Shfaqjet e tij janë vlerësuar jo vetëm në vendin tonë, por janë shpërblyer edhe prej festivaleve më prestigjioze në botë. Ndër veprat që ai ka vënë në skenë mund të përmendim Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2010 – Ëilliam Shakespeare, “Këmisha e gjakut” (bazuar në tragjeditë “Makbethi”, “Rikardi III” dhe “Hamleti” të Ë. Shakespeare-it, si dhe në disa tekste të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2008 – Eugene Ionesco, “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2006 – Federico Garcia Lorca, “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2005 – A. P. Çehov, “Arushani” & “Fejesa” (dy komedi), Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2003 – Slavomir Mrozhek, “Galani”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2002 – Eugene Ionesco, “Mësimi”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2000 – “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1999 – A. P. Çehov, “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën” (komedi e adaptuar mbi disa tekste të Çehov-it dhe mbi disa fragmente të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1998 – Gjergj Fishta, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi mbi veprat epike dhe satirike “Lahuta e Malcis’ ”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit”), Teatri “Loja” & Theater Truebuene, Mynih (Gjermani), etj. Lumi ka qënë kryeredaktor i revistës teatrale “Loja”.
Sot në përkujtim të tij, po sjellim disa poezi pak të lexuara të regjisorit Bekim Lumi.
engjëlli blu
shi
i mërzitshmi i tejdukshmi i pangjyrshmi i lagshti i ujti i pikshmi
i qullti
shi
bashkë me pik’zat e tij t’pasqyrta
befshëm
si me ‘i film bardh e zi alla çhaplin
skaj udhe
‘i engjëll blu
e pikon
i mvrejtun i trembun i drojtun i ambël i këputun
si ‘i çarrok i braktisun
në shkallët e mermerta i mbledhun krruspull
me sytë e ullinjtë turbullue nga andrrat e l’byrta
me kufje n’vesh
thue ti “stairvay to heaven music” të Led Zeppelin-ëve
asht duke e ndigjue
me duer që i dridhen
me ‘i çigare ndër gishta
me ‘i za të mekun
e ‘i shkrepëse pa zjarm
n’trishtim ma t’zi se korbi i Edgar Allan Poe-së
mugullon
tevona
si n’përrallat e Vllazënve Grimm
dy brina të vogla mbi krye i dalin
po ai edhe ma tutje
engjëll blu asht
deri sa ‘i rr’fe e sertë njerëzore
dreqnisht e rrok
e flatrat e vetullat e qepallat me gërshanë mbasi ia këput’
si delmen në krye e qeth e qeth e qeth e qeth
e njerëzon
e përtokëson
e përçudnon
e tevona
me ‘i bar striptease koketash
engjëllorin blu
e syrgjynon
e unë
kambë e krye i shastisun
me sy të hakërruem
kah qiella vazhdoj me kqyrë
ku pa pra
i mërzitshmi i tejdukshmi i pangjyrshmi i lagshti i ujti i pikshmi
i qullti
shi
pikon
ku je
engjëll blu
engjëll blu
engjëll blu
engjëll blu
© bekim lumi
P.S. Kjo poezi duhet me u lexue duke e ndigjue “Stairvay to Heaven Musiç” te Led Zeppelin-ëve.
- Deleujk
Mbramë
Populli im pa ‘i andërr të
çuditshme
iu ba sikur ujku
bashkë me kimen e harroi edhe
zakonin
mbasi lypi ndjesë për t’shkuemet e t’harruemet
shpalli martesë me Delen Rude
shtatë ditë e shtat netë u çanë tupanat
xurlat u shkyen shtatë ditë e shtatë netë
tevona
në lëkurën e dashit që e pat
hangër vjet
u shtrinë e banë seks
deleujk
tri pika gjaku t’virgjinës Rude
skuqen mbi postoqie ogiçi
thonë se gjaku i prishë andrrat
Atëherë popullit tim i duel
gjumi
populli im I çuditshëm
sheh andrra
të çuditshme
- streaptease i shqiptarit para se me mërgue
shpijet para se me dalë
rruen mjekërr e mustaqe
nga t’ramet e briskut
burrnia i tretet si shkumë sapuni
ortek bore i shembet krenaria
kur çon dorë me e hjekë krejet plisin
te dera e qilerit me grue kur falet
gjarpni i vetmisë ia piçkon lulën e ballit
gjakun ia thithë gjarpni i harrimit
me thmitë kur gushet te dera e oborrit
te kroni i mbretit me fis e miq kur falet
buzën ia shkrumojnë t’ligat e ujit
t’ligat e natës ia gurëzojnë lotë e sy
perëndimin e diellit n’katund kur e kqyr për s’mbrami
goja i mirret i trashet gjuha
lutjen e mbramë në shqip kur ia drejton Hyjit
tevona
pak para se me ra terri
te vorret e t’parëve peng len rrashtë e asht
lëkurë e shpirt i zhvesh në pazarin e qoftëlargut
për kostumqefin ia shet një terziu
e hukubet insan
sall hije e mallkim
botën e merr në syMynih (Gjermani), 06.03.1997
3.Sytë e Ledy Evropës
Sa herë në teatrot e perëndimit
Vritet Dunkani
Grimin e syve të Evropës
E përshkllinë loti
Ledy Makbeth laj duert
Ledy Evropa laj sytë
Të mjerat
Hala nuk e dinë
Se në Ballkan asht nji teatër
Me emrin Kosovë
Ku buzë e sy t’i grimcojnë
Me plumb e kërbaç
Ledy Makbeth laj duert
Ledy Evropë laj shpirtin
mëkatet, ndërgjegjen
Njolla grimi në duert e Ledy Makbethit
Njolla gjaku në sytë e Ledy Evropës
4.Vdekja e aktorit
Si zakonisht
Në aktin e fundit të tragjedisë
Mbasi ka palue në arkë
Kostume palaçosh, gaztorësh
Mbretërish, kalorësish…
Nga Arka e Pandorës
Nxjerr Kostumin e Qefintë
Dhe me të mbështillet
Çdo gja ashtë e përçaktuar
(si zakonisht në tragjedi)
Ai luan rolin e përcaktuar
Gojëkëqinjtë thonë se vdiq
Unë nuk e besoj
Edhe kjo vdekje e tij është vetëm njëra
Nga ato vdekjet e tij të shumta skenike
Ai vetëm bën punën e tij
Dhe pas kësaj është
Në pritje të rolit të ri
(24.12.’96)
- Përmbytja
Kur Hyji
Shpalli Lajmin e Përmbytjes
Në arkën e Noes u futën të gjithë
Gilgameshi u fut në barkën e Utnapishtimit
Si mëkatar e notar i keq që jam
Në detin e syve tu
Sall unë
U mbyta
6.Dorasit e luleve
Me thikë jo
As me revole
Me dorë
Vrasin
Dorasit e luleve
- çadrat e urrejtjes
kur shiu u shfaq dashni
çadrat e urrejtjes i hapin njerëzit
me barin me lulet me dheun
çon ateherë dashni shiu
- Ora e prishun
Troku i tik-takeve
u mbyt diku në pellgun e hiçit
fluturim mbi krahët e thyem të një zogu
koha trishtueshëm u var mbi akrepa
Don Kishotët mund t’i shfarosin të gjitha orët
dhe mullinjtë e erës
koha galopon edhe pa akrepa
- Të gjitha
Lugët
Pjatat
Diagnozat mjekësore
Dashnoret
Numrin e këpuçëve
Lutjet që I drejtoj Hyjit
Djathin që ha
Kualitetin e spermës
Poezitë e pashkrueme dhe të shkrueme
Sapunin me të cilin lahem
Grupin e gjakut
Gjatësinë e penisit
Librat që lexoj
Pagën mujore
Ndihmat sociale
Kohën e seksit
Sasinë e krypës ne shurrë
Zhgandrrat
Andrrat
Gjatësinë e gishtit të vogël të kambës së djathtë
Trashësinë e gishtit të unazës
Miqtë
Bindjet politike
Preferencat estetike
Numrin e kimeve…etj.,etj.,etj.
Fije për fije
Numër për numër
Të gjitha m’i njohin
M’i dinë të gjitha
Provincialistat dhe policët
Por ata
Hala nuk e dinë se mbramë
(me nderë me thanë )
Unë i rrova koqet
23.09.’97
- Me dashtë kur nuk duhet
me ia durue
fjalët e tepërta
llomotitjet vend e pavend
idetë lidhje e palidhje
çmenduninë mbas futbollit
maninë mbas shahut
parapëlqimet politike
komentet për serialet turke
mërdhezjen e çehres nga rakia
tymin e çigares
thojt’ e papremë të kambëve
kërrhamën e gjumit
frymjen e hundëve në sofër
erën e çorapeve të palame
erën e kepës e të hudrës
erën e trupit në shtrat
erën e gojës gjatë puthjes
façebook maninë
lezetin e hallvës
shoping dresimin e përditshëm
mungesën e talentit për me këndue
mburrjet e përditshme
shprehinë për me rrejtë shpesh
krejt këto me ia durue
kjo don me thanë
me e dashtë dikend shumë
kur me e dashtë
nuk duhet
11.Emnin tem
emnin tem
ndoj’ udhe
e as udhëkryqi
mos ia vnoni
sepse aty
nga prishja e semaforave
a nderkryemja
e ndoj’ shoferi te hazdisun
ndoj’ carroku
grue shtatzanë
apo cifti pleqsh
fryma mund t’i prehet
as ndoj’ sheshi
ku politikanët turmat mendsh
me fjalimet e tyne
mund t’i tredhin
as ndoj’ teatri
ku prej çaraveshjes
publiku
me gojë te shkyeme
‘Njeriut që qesh’ të Viktor Hygosë
i ngjan