Ministria i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka ndarë çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e Kinematografisë poetit dhe kritikut letrar Azem Shkreli – post mortum, çmim që e pranoi trashëgimtari i tij, Valon Shkreli.
Shkreli tha se është nder për ta si familje ta pranojnë këtë çmim, transmeton kp.
Ndërsa çmimi vjetor për Kinematografi, iu nda regjisores Burbuqe Berisha dhe aktorit Kushtrim Hoxha.
Nikoqiri i kësaj ngjarje, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se krahas sukseseve ndërkombëtare të filmit është rritur edhe buxheti për të.
“Është fat që në vitin 2019, 2018, 2017, filmi ka shënuar suksese në arenën ndërkombëtare, dhe për këtë ne kemi rritur buxhetin për filmin”, tha Gashi.