Bashkimi United” është në mesin e afro 20 filmave nga Zvicra që do të shfaqen në DokuFest, në Prizren.
Filmi është i metrazhit të shkurtër (10 minuta), me regji të Lasse Linder.
Përshkrimi i shkurtër i filmit është ky: në rrojtoren e tij, Bashkimi ndanë filozofinë e jetës me klientët e tij dhe shpalos projektin e tij të radhës: xhirimin e një filmi.
“Bashkimi United” do të shfaqet sot, me fillim nga ora 20:00 në DokuKino Plato.
Gjithashtu, sot në Dokukino Plato do të shfaqen edhe katër filma të tjerë të metrazhit të shkurtër: “Larg”, “Decision”, “Nëpër mendje” dhe “Toni and Bleri”.