Qilimi më i madh në botë me gjatësi 600 metra, u prezantua në Panairin Ndërkombëtar të qilimave të punuar me dorë në Tabriz.
Ai është punuar në 60 modele dhe 70 ngjyra, ndërsa peshon tre ton. Për gjithë këtë janë nevojitur gjashtë vjet punë dhe atë në dy ndërrime.
Iranianët gjithashtu ndërmorën një veprim të ngjashëm në 2012. Shtatë vjet më parë, ata prezantuan qilimin e punuar me dorë, 133 metra të gjatë dhe 48 metra të gjerë, të dizajnuar nga artisti iranian Ali Khaliqi dhe ku morën pjesë 1.200 artistë.
Irani njihet si prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë i tepihëve dhe qilimave të punuar me dorë.