Shkruan: Osho, shkrimtar indian
Liria- është dhurata më e madhe e Zotit. Vetëm ju nuk jeni I programuar, nuk mbani mbi vete ndonjë vulë. Ju duhet ta krijoni vetë vetveten, të jeni vetë krijues. Kështuqë kjo varet prej jush: ju mund të bëheni Budë, Bohaudin ose Adolf Hitleri, Benito Musolini. Ju mund të bëheni vrasës ose njeri I ndritur. Ju mund t’ia lejoni vetes të bëheni një lulëzues I mrekullueshëm I ndërgjegjes ose robot. Por duhet ta mbani mend: përgjegjës për çdo gjë do jeni ju,- vetëm ju dhe askush tjetër.
Optimisti- ky ëshë njeriu, I cili i afrohet në mëngjes dritares dhe thotë “O Zot, mos është mëngjesi ky?” Gjithçka varet prej jush. Mund të jetë edhe mëngjesi, edhe dritarja mund të jetë gjithashtu, pesimisti dhe optimisti qëndrojnë në të njëjtën dhomë,- çdo gjë varet prej jush. Po ku qëndron ndryshimi kur ju thoni: “ O Zot, mos është mëngjesi ky?”.
Kam dëgjuar një alegori të lashtë sufiste: Dy nxënës të mësuesit të madh po shëtisnin në kopësht pranë shtëpisë së mësuesit. Atyre u ish lejuar të shëtisnin çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Shëtitja ishte një formë meditimi- meditim I shëtitjes- krejtësisht po ashtu si njerëzit e dzen organizonin meditime gjatë shëtitjes. Ju nuk mund të qëndroni të ulur 24 orë- kembët kanë nevojë për lëvizje, gjaku ka nevojë për qarkullim- prandaj edhe në shkollën dzen dhe te sufistët ju meditoni disa orë I ulur, kurse pastaj filloni të meditoni në shëtitje. Por meditimi vazhdon; duke shëtitur ose qëndruar ulur, por, ama, rrjedha e brendshme mbetet po ajo.
Të dy ishin duhanxhinj dhe të dy donin t’I merrnin leje mësuesit që ta ndiznin nga një cigare. Prandaj ata vendosën:
-Nesër ka mundësi që ai të thotë “Jo”, por ne, sidoqoftë do ta pyesim. Sepse të pish duhan në kopsht nuk është ndonjë gjë e shenjtë. Sepse ne s’kemi pirë duhan direkt e në shtëpinë e tij.
Ditën tjetër ata u takuan në kopësht. Njëri prej tyre kur vuri re se tjetri po pinte duhan dhe u zemërua:-“Ti po pi duhan? Si është puna, nuk I bindesh porosive të tij? Edhe unë e pyeta mësuesin, por ai ma refuzoi prerazi.”
Tjetri tha:-“Por ai mu përgjigj, “Po!” Kjo duket mjaft e padrejtë.
Prandaj I pari tha:-“Po shkoj ta pyes dhe ta qartësoj menjëherë se pse mua mu përgjigj “Jo.”
-“Prit pak! Të lutem. Më thuaj, çfarë I kërkove atij?”
-“Si çfarë I kërkova?- u përgjigj I pari.- unë e pyeta:- “A mund të pi duhan gjatë meditimit?”
Ai u përgjigj ”Jo” dhe dukej I zemëruar.
Tjetri ia dha të qeshurit dhe tha:- “Tani unë e di si qëndron puna. Unë e pyeta: “A mund të meditoj kur pi duhan?” Ai tha “Po”.
Gjithçka varet pre jush. Vetëm një ndryshim I vogël dhe jeta bëhet diçka krejt e ndryshme. Por këtu ekziston një ndryshim I madh. Të pyesësh “A mund të pi duhan kur meditoj?” kjo është thjesht marrëzi. Kurse të pyesësh “A mund të meditoj gjatë pirjes së duhanit?” kjo është krejtësisht e drejtë.
-A e di si mu përgjigj? “E po mirë.- tha.- Të paktën ju do të meditoni.”
Jeta nuk është vuajtje dhe aspak lumturi. Jeta është një copë e pastër pikture, por ti duhet të jesh vetë piktor në drejtim të saj.