Flenë ne xhepa
Letrat e padërguara
I ndjej nen lëkurë rreshtat te peshperijne
Zarfat tek dridhen
Filateli që të dashurit nuk do të mundin
Të ma shqisin nga mishi
Janë letra qe mbase edhe i shkrova
Por vetes ia dërgova
Në adresa te largëta
Thuaj se veten dua te sqaroj
Me arsyet e te tjerëve
Për pamundësitë e mia
Me flenë nen lëkurë
Letra
Nje tufe e tere
Letra qe mbase edhe do te nisen
Ne fakt u nisen, por per tek une
Qe si kuti postare e vjedhur
Grumbulloj per vete nje fare ngrohtesie, fjale te mira
Qe vete i shkrova per te tjere aq mire
Sa nuk mundet askush te me shkruaje.
Nga: Ervin Hatibi