Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar Gjergj Xhuvani

Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar Gjergj Xhuvani

Humb betejën me sëmundjen, shuhet në moshën 55-vjeçare regjisori i njohur shqiptar Gjergj Xhuvani.

Pas një sëmundjeje të rëndë, Xhuvani ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, 14 gusht, në një spital në Romë.

Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Xhuvani ishte bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani.

Gjergj Xhuvani, një regjisor, skenarist, producent shqiptar, lindi në vitin 1963 në Tiranë.

Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Autori i filmave të suksesshëm pas viteve ‘90, ndër të cilët “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”.

Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri

Lindje, perëndim, lindje – (2008)

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardhë e zi – (1991)

Skenarist

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardh e zi – (1991)

Producent

Funeral Business – (1999)

Një ditë nga një jetë – (1994)

Aktor[redakto | përpunoni burim]

Edhe ne luftuam – (1981) (TV)

Hije që mbeten pas – (1985)