Një rekord i ri Guinness është vendosur me një unazë në vlerë 4.4 milionë euro, e cila përmban 7,777 diamante e me bazë ari prej 18k.
“Lakshikaa Jewels” nga Mumbai, India, ka krijuar këtë unazë për 18 muaj që ka vendosur rekord me më së shumti diamante në një unazë, transmeton Koha.net.
Një ekip i përbërë nga dymbëdhjetë zejtarë, një argjendar dhe një dizajner punuan në këtë projekt për ta rikrijuar “Tempullin Lotus” në Delhi në një stoli.
Drejtues i këtij projekti ishte themeluesi i “Lakshikaa Jewels”, Naveen ‘Prince’ Bhandari, i cili shpjegoi se pse kishin vendosur që ky tempull të ishte bazë e dizajnit.
“S’mund të mendoja për një mënyrë më të mirë për të festuar zgjuarsinë dhe shpirtin njerëzor se sa ky tempull”, duke shtuar se zambaku i ujit, i njohur si “padma në sanskrisht”, është një simbol i shenjtë në disa religjione që shton ndjesinë e unitetit që qëndron prapa dizajnit.
7,777 diamonds set in one ring – this luxury $4.9 million dollar piece of jewelry was inspired by the design of the Lotus Temple in Delhi, India ?https://t.co/dNfe26BPBl pic.twitter.com/N4J41FN08F
— GuinnessWorldRecords (@GWR) August 15, 2019