Kisha ku mbahen koncerte të muzikës ‘Rock’

Kisha ku mbahen koncerte të muzikës ‘Rock’

Një kishë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqet të thyejë të gjitha tabutë duke mbajtur koncerte me audiencë të madhe.

Bëhet fjalë për Hillsong United, e cila ka rreth 10 yje roku që performojnë për publikun.

Këngët janë krijuar me profesionalizëm për të nxitur një reagim emocional. Meloditë krijohen për të sjellë një version më dramatik të Mumford dhe Sons.

Ka disa sugjerime që anëtarët e Hillsong nuk janë yje roku të zakonshëm, por të ndryshëm nga muzikantët si Billie Eilish.

Pavarësisht se roku shoqërohet me alkool pa limit, në këtë kishë ka rregulla. Askush nuk konsumon pije alkoolike pasi nuk shiten. Gjatë koncertit, aty qarkullojnë vullnetarë me jelek blu që kërkojnë donacione për grupin e shërbimit të krishterë. Dhe e treta, ka një rikrijim masiv të Jezu Krishtit në kryq, i rrethuar mbi skenë.

Ky nuk është thjesht një koncert, kjo është kishë.