Fjalët e para të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës

Fjalët e para të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës

“Le Petit Journal” ka botuar, të hënën e 23 shkurtit 1931, fjalët e para të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës, të botuara në gazetën austriake “Neue Freie Presse”.

Pasi ndaj mbretit Zog ishte zhvilluar një atentat, për mediat austriake ai pati deklaruar se ndihej i zemëruar që shqiptarët kanë sjellë në tokën austriake në mënyrë kriminale mosmarrëveshjet politike.

Kam ardhur në Vjenë në mënyrë private dhe për të përfituar nga shkenca dhe aftësia e padiskutueshme e stafit mjekësor të kryeqytetit austriak.  Unë jam thellësisht i zemëruar që gjenden këtu njerëz që, për fat të keq, e quajnë veten shqiptarë, dhe sjellin në tokën austriake, në mënyrën më kriminale, grindjet (mosmarrëveshjet) politike.  Më lejoni, më në fund, të shpreh keqardhjen për vdekjen e mikut tim besnik, komandant Topallajt, i cili ra në krye të detyrës nën plumbat e vrasësve, citohet të ketë thënë Zogu për këtë gazetë që është ripublikuar nga Aurenc Bebja (Francë).