
Acidet yndyrore esenciale i bëjnë mirë lëkurës së fytyrës dhe i japin asaj mundësinë që të vetëshërohet. Ky është një vaj që mund të balancojë hormonet, të pakësojë rrudhat. Të gjithë këta përbërës mund të gjenden në dyqanet e bimëve mjekësore, ose ato të erëzave.
Përbërësit për 60 ml:
2 lugë gjelle vaj jojoba
1 lugë gjelle vaj kajsie
1 lugë gjelle vaj aguliçesh
6 pika vaj esencial barbarize
2 pika vaj esencial temjani
Përgatitja:
Hidhni vajrat në shishe me hinkë, me radhë vajrat e jojoba-s, kajsisë dhe aguliçes. Shtoni edhe vajrat esencialë, pikë-pikë deri sa të bëhet një masë e plotë.
Për aplikim:
Vendosim pak pika në pëllëmbë, fërkojini dhe shtypini në lëkurë. Mbajeni larg nga drita e diellit shishen e vajit. Kështu mund të jetojë nga 8-12 muaj.