Nobeli për Letërsi, ja çfarë thotë kritiku letrar gjerman për Ismail Kadarenë

Nobeli për Letërsi, ja çfarë thotë kritiku letrar gjerman për Ismail Kadarenë

Më 10 tetor 2019 do të shpallen fituesit e Çmimeve Nobel në Letërsi, për vitet 2018 dhe 2019 – kësaj herë do të ketë dy çmime.

Kritiku letrar gjerman Martin Ebel, ka disa fjalë për kolosin e letrave shqipe, Ismail Kadarenë.

“Të merituar do ta kishte Kadare vlerësimin me çmim, ndër të tjera për romanin e jashtëzakonshëm, “Pasardhësi”.

Ky libër ngre portretin e një diktatori në lartësinë e parablesë, roman, i cili mund të matet me romanet e mëdhenj të Amerikës Latine.

insajderi.com