Kërkohet ndihmë për të riun që u aksidentua para një jave – Është në gjendje të rëndë

Kërkohet ndihmë për të riun që u aksidentua para një jave – Është në gjendje të rëndë

Bedri Kadrija, nga Prishtina po kërkon ndihmë pasi që një javë më parë ka pësuar një aksident të rënd me motoçikletë, ku ka mbetur i palëvizshëm dhe është në gjendje kome.

Momentalisht i riu nga Kosova gjendet në një ndër spitalet më të avancuara në Republikën Veriore te Maqedonisë, ku kostoja për qëndrimin e tij ditor sillet nga 250 deri 350 euro.

Mirëpo, për shërimin dhe tretmanin e tij të mëtutjeshëm mjekësor kërkohet një rehabilitim me afatgjate ne shtetet perëndimore.

Deri me tani mjetet janë siguruar nga vetë familjarët me mundësitë e tyre, por familja tani po kërkon ndihmë edhe të gjithë ata që kanë vullnet e mundësi të ndihmojnë.

Ndihmën financiare mund ta dhuroni duke u lajmëruar tek numri i vëllait të Bedriut që është : 046153961 (Viber) Rexhep Kadrija.

Gjithashtu mund të ndihmoni duke dhuruar para në llogarinë bankare:

Emine Hajdari Kadrija

TEB

Acc. no: 20-11-0001729398-85

Bedri Kadriaj është baba i dy fëmijëve dhe është njohur si person i cili ka qenë i pasionuar pas motoçikletave./Insajderi.com