Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani tashmë kanë arritur në njërin nga hotelet e Prishtinës ku pritet që të takohen me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.
Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës.
Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit ku Vetëvendosje doli e para me mbi 200 mijë vota, duke lënë prapa LDK-në.