Shpirti është gjithmonë individual, mendja është gjithmonë turmë. Nëse besoni në Zot do të thotë se i përkisni një grupi që ju ka dhënë idenë.
Besimet tuaja vijnë prej mendjes sociale, kishës, shtetit, dihet prej ku. Individualisti ka interesa krejt të kundërta me shoqërinë, pasi shoqëria nuk ka shpirt, e, nëse bëheni pjesë e një shoqërie do të katandiseni si një joentitet. Keni humbur gjithë shanset. Ndiqni shoqërinë deri atje ku duhet, por qëndroni padronë të fatit tuaj.
Çdo individ është liri, liri e panjohur. Ju më kërkoni formula dijeje, që të bashkangjiteni me to. Nuk jap furmula unë, madje i flak tutje nëse keni ndonjë me vete. Ngadalë shkatërroj sigurinë tuaj, ju bëj të pasigurtë, hezitues.
Këtë duhet të bëjë çdo mjeshtër: t’ju lërë në liri të plotë, gjithë mundësitë para, asgjë e fiksuar, të jeni vigjilentë. Të jeni nxënësit e mi nuk ka asnjë lloj detyrimi, thjesht konfirmim lirie. Nuk ju jap ideologji, por kurajo të shporrni ideologjitë. Nuk ju jap fe – Hindu, Musliman, Kristian – por vetëm kurajon të jeni individë unikë, të veçantë.