Çka do të bënte Kosova pa diasporen e saj

Çka do të bënte Kosova pa diasporen e saj

Çka do të ndodhte me Kosovën nëse shqiptarët etnikë që jetojnë në Zvicër do të ndalnin dërgimin e parave në vend? Diaspora ka mbështetur familje për dekada, por gjeneratat e reja nuk do të vazhdojnë medeomos ta bëjnë të njëjtën gjë.

Vendi i dytë më i varfër në Evropë, Kosova, vuan nga papunësia e lartë dhe mungesa e investimeve. Dërgesat nga diaspora nga Gjermania, Zvicra dhe vendet Nordike i sjellin asaj gati 17% të produktit të saj të brendshëm bruto, ndërsa ndihma ndërkombëtare siguron 10% të tjera. Ndihma zyrtare e Zvicrës është 80 milion franga për periudhën 2017-2020.

Për breza, kosovarët kanë lënë vendin e tyre për të gjetur punë në vende të pasura. Por pasi mërgimtarët të vendosen në këto vende, shumë prej tyre e kanë gjithnjë e më të vështirë ta mbajnë kulturën e tyre të gjallë në një vend të huaj. Shumë të rinj kosovarë kanë lindur në Zvicër ose kanë ardhur në këtë vend në moshë shumë të re. Ata nuk flasin shqip dhe jeta në vendin e të parëve të tyre u duket e huaj për ta.
Ata që kthehen nga Zvicra në vend gjatë verës për t’u takuar me familjet e tyre, thirren me nofkën “Schatzis” (“të dashur”). Ata kanë lidhje të forta emocionale me Kosovën.
Për disa muaj çdo vit, vizitat e tyre rigjallërojnë ekonominë lokale. Në Prizren, Prishtinë apo Pejë, restorantet dhe rrugët e tregut janë plot. Frangat e tyre zvicerane i bëjnë shumë të lumtur dhe shumë prej tyre gëzojnë qëndrime në hotele të shtrenjëta që u kushtojnë atyre një shumë më të vogël se sa shuma e asaj që do të paguanin në Zvicër.
Ndërsa shumë zviceranë nga Kosova vijnë me makinë, stacionet e benzinës bëjnë biznes të mirë kur “Schatzis” udhëtojnë nëpër të gjithë vendin për të vizituar atraksione turistike, përfshirë monumentet e heronjve të luftës. Disa blejnë banesa ose madje ndërtojnë shtëpi të bukura për pushimet e tyre verore, duke i dhënë një shtysë sektorit të ndërtimit.
Ne takuam disa “Schatzis” gjatë pushimeve të tyre në Kosovë dhe u kërkuam që të na tregonin për anëtarësimin dhe dërgesat e tyre në diasporë.

Shiko videon e plotë 

Shkrimi i plotë në swissinfo.ch, përktheu Mirishahe Limani Hiler