Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sonte për herë të parë ka zbarkuar në stadiumin e qyteti “Fadil Vokrri”, për ta shikuar ndeshjen e Kombëtares së Kosovës me Malin e Zi, shkruan Gazeta Insajderi.
Por Kurti reziston ta quaj Kombëtare, Kosovën, për të ajo është vetëm një ekip.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka postuar një foto ku shihet me disa anëtarë tjerë të Vetëvendosjes,derisa ka shkruar se pret fitoren e ekipit të Kosovës.
“Në tribunat e lindjes së stadiumit “Fadil Vokrri”. Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam – fitore!”, ka shkruar Kurti.
Kosova ka fituar ndaj Malit të Zi me rezultat 2 me 0, ku aktualisht është e radhitur e treta në grup, pas Çekisë dhe Anglisë e cila është lidere e grupit.
Ndeshja e ardhshme e Kosovës është ndaj Qekisë e cila do të zhvillohet në kryeqytetin çekë, më 14 nëntor. /Insajderi.com