Haziri i kundërpërgjigjet Rexhep Selimit: Nuk është mirë me i nda ministri përmes televizionit

Haziri i kundërpërgjigjet Rexhep Selimit: Nuk është mirë me i nda ministri përmes televizionit

Zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 6 tetor, nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje kurse të dytën Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ditë më parë kanë nisur bisedimet ndërmjet këtyre dy partive për lidhjen e një koalicioni të përbashkët, me qëllim formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Mirëpo LDK ka refuzuar të udhëheqin me numër të barabartë dikasteresh qeveritare. Kështu partia e udhëhequr nga Isa Mustafa ka kërkuar shtatë ministri kurse LVV-ja i ka ofruar vetëm  pesë ministri.

Insajderi ka kontaktuar nënkryetarin LDK-së, Lufti Hazirin i cili ka thënë se nuk është mirë me u nda ministrit përmes televizionit sepse e then besimi e qytetarëve.

“Nuk kemi fol për këtë çështje dhe nuk është mirë përmes televizionit me nda ministri sepse e then besimin hala pa filluar”, ka thënë Haziri për Insajderin.

Tutje, Haziri është pyetur se çfarë saktësisht është folur gjatë takimeve të mbajtura deri më tani.

“Deri më tani kemi folur vetëm për politikat programore dhe sektoriale. Takimet e radhës do të jenë tre plus tre në mes përfaqësuesëve të program”, ka thënë Haziri për Insajderi.

Kurse Rexhep Selimi nga VV një ditë më parë ka thënë se koalicioni me LDK-në do të ndodhë, por se VV-ja nuk do t’i lëshojë Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë./Insajderi.com