Të arrestuarit në Veri, intervistohen në Prokurorinë Speciale

Të arrestuarit në Veri, intervistohen në Prokurorinë Speciale

Të arrestuarit nga aksioni policor në Veri të vendit, janë brenda Prokurorisë Speciale duke u marrë në pyetje, njofton Klan Kosova.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës në veri të vendit, ka arrestuar hetuesin policor, Rade Basara dhe djalin e shefit të e operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Ky i fundit është poashtu në kërkim të forcave të rendit.

Ata dyshohen për krim të organizuar, pjesëmarrje në fshehjen e provave dhe veprimtarive tjera që kanë të bëjnë me vrasjen e Oliver Ivanoviq.