Njëra prej letrave të publikuara nga Agron Tufa
Publiçisti, shkrimtari dhe kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa publikon dy letra të dy vëllezërve që kanë kërkuar dënimin me vdekje të babait të tyre gjatë diktaturës së komunizmit.
Tufa tregon se ata janë kërcënuar nga ish-Sigurimi i Shtetit për të dhënë mendimin skandaloz dhe tragjik për fatin e njeriut të tyre të zemrës.
Shkrimtari shkruan se personit në fjalë i është gjetur një armë pa leje si dhe disa revista të periudhës së ish-monarkisë. Ngjarja ka ndodhur në vitet 1952-1953.
Letrat dhe mesazhi i publikuar nga Agron Tufa:
TË PROPOZOSH DËNIM ME VDEKJE PËR BABËN TËND
Lexojeni letrën e mëposhtme se si i detyronte ish Sigurimi i shtetit bijtë, për të dënuar me vdekje baballarët e tyre.
Arsyeja është se të atit (mesues që nga koha e mbretnisë)i kanë gjetur një armë pa leje dhe disa revista e gazeta të “paraçlirimit”. Janë dy tekste letrash nga dy vëllezër. Të parin e jap të plotë, të dytin vetëm fundin, se në thelb ngjajnë shumë në përmbajtje…
Pjesë nga letra e dytë
”Plumbin Ballit. Se të tillë elementë janë pengesë për popullin shqiptar. Yzberisht, 1 maj 1953”