Muzeu i Kosovës bëhet anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve

Muzeu i Kosovës bëhet anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve

Muzeu i Kosovës është bërë anëtare e organizatës më të madhe botërore të muzeve, ICOM (International Council of Museums).

Përmes një komunikate për media nga ministria e Kulturës,  thuhet se anëtarësimi i Muzeut të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të muzeve, i hap rrugë edhe institucioneve kryesor muzeor të Kosovës të kenë qasje në ndjekjen e standardeve dhe udhëzimeve të ICOM-it.

ICOM, ka selinë në Paris, është organizatë e krijuar në vitin 1946 dhe përbën rrjetin unik të muzeve dhe profesionistëve të muzeve nga 136 shtete të botës duke ndihmuar kështu bashkësinë muzeore botërore, raporton Insajderi

Sipas ministrisë së Kulturës anëtarësimi i muzeut në këtë organizatë është arritur përmes Task-Forcës, e cila është propozim i MKRS-së të cilën Qeveria e ka miratuar me 1 qershor të këtij viti. /Insajderi.com