Këshilltari politik i Haradinajt kaq harxhoi për mëditje, akomodim dhe bileta

Këshilltari politik i Haradinajt kaq harxhoi për mëditje, akomodim dhe bileta

Ish-gazetari Halil Matoshi, këshilltari i tanishëm politik i Ramush Haradinaj, ka harxhuar vetëm 3808 euro nga buxheti i shtetit për mëditje, akomodim, bileta…

Si mëditje ai ka marrë 1 mijë e 807 euro, për bileta ka shpenzuar 830 euro, për akomodim 760 euro, ndërsa për shpenzime të tjera ai ka përdorur vetëm 410 euro.

Matoshi nuk ka harxhuar asnjë cent nga buxheti për shpenzime telefonike dhe kredit kartelë, shkruan Insajderi

Gazeta Insajderi bazuar në kërkesën për qasje në dokumentet publike, ka siguruar shpenzimet e Ramush Haradinajt dhe gjithë kabinetit të tij për periudhën shtator 2017-gusht 2019.

Vetëm dy ditë më parë Insajderi ka raportuar edhe për shpenzimet që ai 41 vartësit kanë bërë për dreka zyrtare – e që shumë e përgjithshme shkon mbi gjysmë milion euro./Insajderi.com

Kabineti i kryeministrit, mbi gjysmë milioni euro dreka dhe darka