Kabineti i kryeministrit, mbi gjysmë milioni euro dreka dhe darka

Njomza Salihi

Kabineti i kryeministrit, mbi gjysmë milioni euro dreka dhe darka

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dhe 41 zyrtarë të kabinetit të tij, kanë harxhuar gjysmë milioni euro, vetëm për dreka dhe darka zyrtare.

Ramush Haradinaj mund të ketë ngrënë ndonjë ushqim të lirë, por duket se për dy vjet në pushtet drekat dhe darkat luksoze i ka pasur më në qejf.

Ai së bashku me stafin e tij kanë harxhuar hiç më pak së gjysmë milioni euro, vetëm për dreka. Sakësisht 506 mijë e 779.22 euro, shkruan Insajderi.

Kjo shumë është shpenzuar për afro dy vjet: nga shtatori i 2017-ës deri në gusht të 2019-ës.

Sipas dokumentit në të cilin Insajderit i ka lejuar qasje, Zyra e Kryeminstrit del se Haradinaj ka shpenzuar goxha nga taksat edhe për bileta.

Për udhëtime ai ka shpenzuar 25 mijë e 197.56 euro, ndërsa shumë më pak se kaq i janë dashur për akomodim – vetëm 567 euro.

Në krejt udhëtimet që ai ka bërë ka marrë edhe 4 mijë e 388.43 euro mëditje, shkruan Insajderi.

Haradinaj s’e ka lënë pas dore as Kredit Kartelën – për dy vjet ka shpenzuar 14 mijë e 747 euro.

Për telefon dhe shpenzime të tjera ai ka harxhuar rreth 7 mijë euro.

Haradinaj ishte bërë kryeministër i vendit më 9 shtator 2017 dhe që nga ajo kohë deri më 19 korrik edhe kur ka dhënë dorëheqje ai dhe stafi i tij në total kanë harxhuar 892 mijë e 548 euro nga buxheti i shtetit për mëditje, akomodim, shpenzime të tjera, bileta, kredit kartela dhe shpenzime telefonike.

Insajderi ka raportuar edhe për shpenzimet nëpër ministri. 9 ministri kishin lejuar qasje në këto shpenzime.

Lexo edhe hulumtimet e tjera:

Ministria me shtatë zëvendësministra mijëra euro shpenzime për udhëtime zyrtare

Ministri Hamza mijëra euro shpenzime për paga, meditje, udhëtime zyrtare e karburante

“Ministri i skandaleve” dhe mijëra eurot e shpenzuara për udhëtime e dreka

Mijëra euro për udhëtime, dreka e mëditje- shpenzimet e ministrit Jevtiq dhe zëvendësve të tij

Mijëra eurot e taksapaguesve kosovarë që i shpenzoi zv/ministri i dënuar me burg

Lekaj me zëvendësministra shpenzojnë mbi 90 mijë euro për paga e shpenzime operative

Ministrja Hoxha shpenzon rreth 50 mijë euro të taksapaguesve për udhëtime jashtë vendit

Mbi 137 mijë euro paga e mijëra euro për dreka e darka – Shpenzimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Ministri i shkarkuar për fyerje ndaj shqiptarëve shpenzoi mbi 14 mijë euro për dreka zyrtare

insajderi.com